Gazetari i kronikës Artan Hoxha teksa ka folur për lehtësimin e masës së sigurisë për dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë arrestime të tjera të bujshme, lidhur me këtë dosje.
Hoxha ka thënë se në arrestimet që do bëhen pas pak kohësh do të bierë në pranga ‘xhuxhi’ i cili doli në përgjimet e dosjes 339 ku dyshohet se është përfshirë Vangjush Dako në shitblerjen e votës, në përgjimet e tij me grupin e Avdylajve.
“Do të ketë shumë shpejt arrestime. Ndërsa aty është i përfshirë edhe ai xhuxhi. Xhuxhi do arrestohet. Nuk e identifikoj dot se kush është xhuxhi, as Prokuroria se ka identifikuar sepse ndryshe do të kishte marrë masa. Janë disa ish-kryetarë që mund t’i futësh ke xhuxhi. Mos nxitohemi. Do kemi arrestime për të njëjtat çështje dhe të njëjtat histori”, u shpreh Hoxha në ”Top Talk”.
Risjellim në vëmendje që prej disa javësh opozita ka denoncuar dosjen 339 dhe ka kërkuar arrestimin e Vangjush Dakos. Madje sipas opozitës ‘xhuxhi’ i dosjes 339 është vetë Vangjush Dako, ndërsa kryebashkiaku i Durrësitn ka mohuar akuzat duke paralajmëruar se do të padisë cddo deputetë demokratë për shpifje.
(E.K/FAXWEB.AL)