Vladimir Putin dhe Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike që zgjati rreth një orë . Gjatë komunikimit të tyre, presidenti kinez i tha homologut të tij rus se armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit është një “prioritet i lartë”.
“Promovimi i një armëpushimi dhe ndërprerja e armiqësive është një përparësi e lartë. Përdorimi i forcës së armatosur nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare”, tha Xi, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua .
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu rezultatet e samitit të G7 në Kanada dhe ranë dakord të takohen në Kinë midis 31 gushtit dhe 3 shtatorit.