Xum Allushi, i spikatur nga publiku për sensin e tij të huomorit ka publikuar një video në Instagram ku shihet në një serë me domate dhe kastraveca.
Xumi i veshur si një grua e moshuar, i bën thirrje aktorit Bes Kallaku të shkojë tek ai, pasi pretendon se i ka perimet më të mira se Ija e Besit.
Por pas kësaj thirrje ka reagur Besi i icili duket se nuk e ka pritur dhe aq me humor videon e tij duke refuzuar kështu ofertën e Xumit.
“Ti i paske pomodorine, Ija ime i ka zemër kau, kurse tronglli jot u thyka me tparën. Tronglli Ijes sime të thyn kaptinën”, i komenton Bes Kallaku, ndërsa Xumi i është përgjigjur sërish.