12:46 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Yandex ua shet investitorëve rusë platformën e kërkimit

12:37 | 07/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Yandex ua shet investitorëve rusë platformën e kërkimit

Grupi Yandex, kompania ruso-holandeze, e cila është themeluar në Moskë, por e ka selinë në Amsterdam, ka arritur marrëveshje për t’ia shitur pjesën më të madhe të biznesit, një grupi të investitorëve rusë.

Kompania i ka shitur operacionet e veta në Rusi për 5.2 miliardë dollarë, shumë më pak sesa vlera e platformës në treg.

Blerja e platformës për një koncorsiumi të investitorëve, nënkupton se Yandex tani është plotësisht entitet në pronësi të Rusisë.

Kompania është akuzuar paraprakisht se ia ka fshehur publikut rus informacionet për luftën në Ukrainë.

Moska e ka mirëpritur marrëveshjen e fundit, për të cilën kompania ka thënë se ka qenë “rezultat i një periudhe të gjatë të planifikuar dhe negociimit”.

“Kjo është pikërisht ajo që kemi dashur të arrijmë vite më parë, kur Yandex ka qenë në rrezik që të blihet prej gjigandëve të teknologjisë informative në Perëndim”, ka thënë Anton Gorelkin, zëvendësudhëheqës i një komiteti parlamentar rus për politika të informacionit.

“Yandex është më shumë sesa kompani, është aset për gjithë shoqërinë ruse”, ka shtuar ai.

Yandex është krijuar në fund të viteteve ’90, e ka makinën e vet të kërkimit dhe platformën për reklamim.

Pavarësisht pse quhet “Google e Rusisë”, platforma Yandex nuk ka lidhje me makinën amerikane të kërkimit apo kompaninë e saj amë, Alphabet.

Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë – në shkurt të vitit 2022, shumë biznese të huaja janë larguar prej Rusisë, dhe shpesh i kanë shitur bizneset shumë lirë.

Bashkëthemeluesi i Yandexit, Arkady Volozh, ka qenë një prej biznesmenëve të rrallë rus, që ka folur publikisht kundër luftës.

Ai e ka lënë kompaninë më 2022./ REL

Pas

Balina Bodinaku ironizon BBV,”Më duket se Ilnisa..”

Para

Alibeaj prezanton amendamentin e PD-së për amnestinë penale

Para
Bllokimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Alibeaj: Teatri i rradhës, u shndërrua mbledhja në sallë muskujsh

Alibeaj prezanton amendamentin e PD-së për amnestinë penale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli shpall organizatë terroriste Bankën Qendrore të Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit ende nuk e ka pranuar armëpushimin

SPAK zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për Arben Ahmetajn

Taksia përplasi 3 të mitur, detaje nga aksidenti në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit

Shuhen flakët në Pilur dhe Kukës, Emergjencat Civile njoftojnë gjendjen e zjarreve në vend

Aksident në Tiranë, dy të mitur me skuter përplasen nga automjeti

250 milionë dollarë ndihmë nga Banka Botërore për rindërtimin e Libanit pas luftës

Murtaja godet edhe Kukësin, tregjet nisin të mos pranojnë bagëti të imta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.