Mbërritja e zyrtarit amerikanë në vendin tonë është pritur me kureshtje dhe protshmëri të shumta. Palët vijojnë të mbeten ende larg në qëndrimet e tyre, ndërkohë që për analistin Nazarko, Yee është negociatori që PD-ja ka kërkuar. Edhe pse me shumë gjasa qëndrimet e tij nuk mund ti pëlqejnë.
Në një analizë live në faqen e facebook të konica.al ai shprehet se pas fytyrës së qetë të diplomatit amerikan, fshihet një ‘buldozer’, i cili mbetet për tu parë se çfarë arsenali mjetesh diplomatike do të përdorë sot në Tiranë.
Pjesë nga analiza e Nazarkos
Sot në Shqipëri do qëndrojë për të mbyllur një raund të fundit negociatash i dërguari amerikan zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee. Nga shumë vëzhgues, aktorë të skenës politike ardhja e tij konsiderohet një ardhje e dështuar. Por në fakt me shumë gjasa mund të mos jetë kështu. Ai vjen pas atyre europianë që kanë dështuar, por edhe pas atyre shqiptarë, duke përfshirë Nishanin dhe Metën. Ardhja e tij ngjan interesante sepse brenda PD-së është formuar bindja se SHBA kanë pasur qëndrim tjetër nga BE sa i përket krizës shqiptare.
Në këtë kuptim ata e kanë të vështirë që ti shmangen qëndrimit kritik që mund të vijnë nga i dërguari amerikan. Në një kuptim ngjan se negociatori amerikan është ai që vetë opozita kishte dashur. Por në një kuptim tjetër ai mund të mos jetë ai që opozita shqiptare ka dashur. Qëndrimet e tij të thëna në Budva ishin kritike për opozitën shqiptare.
Dikush që ka lexuar biografinë e Hoyt Brian Yee ka parë se mbrapa fytyrës së tij të qetë fshihet një karakter diplomati të fortë, i cili përshkruhet shpesh me termin ‘buldozeri’. Se çfarë ka buldozeri në arsenalin e mjeteve diplomatike të bindjes kjo mbetet për tu parë por një lloj menuje e bindjes amerikane u pa në 22 korrik kur e gjithë klasa politike shqiptare, 140 deputetë votuan pa asnjë dyshim reformën në Drejtësi. (E.K/SHUPLAKA)