Ylli brazilian i sulmit, Neymar ka marrë një tjetër dëmtim me Al Hilal në Arabinë Saudite.
Sulmuesi është dashur të zëvendësohet vetëm pak minuta pas futjes në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Azi ndaj Esteghal. Ai u largua nga loja për shkak të një lëndimi, vetëm pak minuta pasi hyri në ndeshjen e tij të dytë që nga rikthimi prej dëmtimit të rëndë që e kishte pësuar një vit më parë.
Ylli brazilian hyri në lojë në minutën e 57-të, mirëpo pas pak minutave u zëvendësua duke ngritur shqetësime të mëdha për gjendjen e tij.
Incidenti ndodhi kur Neymar Jr. kontrolloi një pasim nga Marcos Leonardo. Pas këtij rasti, Neymar preku këmbën dhe sinjalizoi për një zëvendësim.