Ylli Dylgjeri ka sulmuar së fundmi kreun e bashkisë së Tiranës në lidhje me përmbytjet. Duke marrë një nga poezitë më të njohura të Ismail Kadaresë, duke e përshtatur edhe me fjalë të vetat Dylgjeri është shprehur se ai vjen vërdallë fshatrat dhe se mbush njerëzit me urrejtje.
Erion Veliaj ashtu edhe në të gjithë punën e tij si kryetar bashkie nuk i mungojnë fotot në rrjetet sociale.
Por edhe këtë herë gjatë përmbytjeve Veliaj teksa ka inspektuar zonat e përmbytura ka shkrepur herë pas here foto me qytetarët. Madje edhe me një qen nën shi.
REAGIMI I YLLI DYLGJERIT:
Mall
Ca pika shiu t’ranë mbi ball
Për ty unë çiltër ndjeva mall
Jetojmë të dy në një qytet
Do të shoh sonte? Do të hedh fall…!
Dhe mu duk pak e çuditshme
Si s’dole sonte në ekran?
Reshjet e shiut mbytën sheshet
Ti prap fshatrave vjen vërdallë
Dhe thënja vjetër e Kryetarit
Se çmu kujtua sot për dreq:
“Te qullurit rrinë bashkë në botë,
Kurse Kryebashkiaku ha bukë veç”
Në ç’ënder kemi rënë kaq keq
Që dot s’po zgjohemi vallë?…
Jetojmë të dy në një qytet
Ti mbush urrejtjet, Unë kam mall…