Nëna e Paul Walker ka zbuluar disa detaje të tjera nga vdekja tragjike e djalit të saj në 2013. Në një intervistë eskluzive për People magazine, Cheryl rrëfeu edhe herën e fundit që pa Paul. Aktori kishte dërguar vajzën e tij, Meadoë, te ajo dhe të tre po diskutonin që të blinin një pemë Krishtlindjesh.
“ Po bënim një bisedë të mirë, dhe ai papritur kujtoi se kishte lënë diçka. Mori një mesazh dhe tha “Oh zot i madh, duhet të isha diku tjetër”, tha nëna e Paul.
Por Cheryl nuk do ta shihte më djalin e saj, pas kthimit nga eventi i bamirësisë, 40 vjeçari Paul vdiq. Makina ku ai ishte pasagjer u përplas me një pemë dhe shpërtheu. Ndërkaq aktori ishte i paidentifikueshëm për shkak të djegjeve të rënda që pësoi.
“Mendoj që shumë njerëz mendojnë, “Oh ai është thjesht një yll filmash që vdiq në një aksident automobilistik. Por ka më shumë nga ai. Ai ishte një njeri I mrekullueshëm”, tha ajo.
Çdo vit në ditëlindjen e Paul, famillja e tij udhëton në një nga vendet e preferuara ku ai bënte surf, ata hedhin luledielli në oqean për ta kujtuar.
“Kam marrë letra nga njerëzit nga e gjithë bota, që shprehen se ai ka patur ndikim në jetën e tyre. Ky është një bekim, sepse ai kurrë nuk do të harrohet”, u shpreh ajo.
(J.D/Faxweb.al)