Ditët e fundit lëvizja që do të ketë LSI dhe roli që do të mbajë për të qetësuar situatën politike ka ngjallur mjaft kureshtje.
A do të dalë LSI në opozitë, a do ta ccojë vendin në qeveri teknike, a do të qëndrojë Meta në qeveri? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që shtrohen.
Ndërkohë që sot Kreu i inspektoriatit të Punës dhe një nga eksponentët e LSI-së Dritan Ylli ka dhënë një përgjigje. Ai shprehet se LSI nuk do të jetë shtojcë e askujt dhe se vendimin do ta marrë në momentin e duhur.
‘’Të dashur miq ! Këto ditë që të gjithë i kane sytë te LSI dhe nxitojnë të pyesin se çfarë do të bëjë LSI, besoj ka një përgjigje pa ekuivok; LSI do të marrë atë vendim që duhet për anëtarët dhe simpatizantët e saj, vendimin e duhur për vendin dhe qytetarët ! LSI është gjithnjë në rritje dhe rezultati i saj do jetë spektakolar në 18 Qershor !
LSI nuk ka qënë dhe as ka për të qenë shtojcë e ndokujt, sepse ka identitetin e saj dhe vendosmërinë për të vepruar veccse në dobi të stabilitetit, integrimit dhe zhvillimit te vendit. Ndaj të qetësohen të gjithë se vendimi i LSI do jetë i duhuri, në momentin e duhur”, ka shkruar ai. (E.K/SHUPLAKA)