17:35 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ylli Manjani 11 IDE për të zgjidhur krizën: Kufizimi i mandatit të kryeministrit, krijimi i dhomës së Senatit

10:53 | 18/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagimi i fortë i ministrit Manjani për kanabisin: Askush nuk ma mbyll dot gojën! Falja është gënjeshtër!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se deri më tani është zgjidhur marrëveshja po jo kriza. Ai ka qenë një nga mbështetësit e parë të idesë se nuk ka zgjedhje pa opozitën.

Ndërkaq Manjani ka renditur dhe një sërë idesh që duhet të realizojnë partitë politike për të zgjidhur krizës.

Ndër to përfshihet dhe dalja e Parlamentit mbi vendimet e qeverisë, dy mandate për kryeministrin e deri të financimi i partive politike. Duhet thënë se ideja e kufizimit të mandateve të kryeministrit është një tezë e re në vendin tonë.

STATUSI I MANJANIT:

Marrëveshja e minutës së fundit për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve ishte gjëja e duhur!

Zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëheshin- e kemi stërthënë e stërshkruar! Ndaj shumë mirë që u arrit kjo gjë!

Por vendi ka nevojë për tranformim rrënjësor të mënyrës se si bëhet politikë! Arroganca, mos dhënia llogari, sundimi në vend të qeverisjes e të tjera si këto kufizohen dhe reduktohen vetëm me reformën politike.

Po rendis më poshtë disa ide se cfarë mund të bëhet për tē ndryshuar situatën. Qëllimi është të mos përsëritet më kjo lloj krize, që më së shumti vjen si reagim ndaj arrogancës.

  1. Parlamenti duhet të vendoset mbi qeverinë, domosdoshmërisht!
  2. Duhet të kemi një President ballacues pushteti, të zgjedhur nga populli ose duhet të krijojmë dhomën e Senatit, si filtër krizash.
  3. Kryeministri nuk mund të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet. Pra jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.
  4. Deputetet të zgjidhen drejtpërdrejt nga populli, njëkohësisht partitë përfaqësohen proporcionalisht.( sistemi zgjedhor gjerman e realizon këtë gje).
  5. Votimi dhe numërimi elektronik, por në qendrën e votimit, është mjeti që depolitizon menaxhimin e zgjedhjeve.
  6. Duhet të ndalohen koalicionet para zgjedhore.
  7. Koalicionet qeverisëse post zgjedhore, që bëhen për ndarje postesh në administratë, të jenë të dënueshme penalisht!
  8. Duhet të hiqet trajtimi “preferencial” procedural kur hetohen zyrtarët e lartë të shtetit!
  9. Duhet të mbrojmë me ligj statusin e opozitës dhe të karrierës së politikanit.
  10. Asnjë vendim që prek buxhetin, borxhin publik apo pasurinë publike qe ka efekt jashtë mandatit të qeverisë nuk mund të merret pa u ratifikuar ne Parlament.
  11. Asnje qindarke nga paratë publike nuk mund ti jepen medias.

Pa dyshim që kjo listë nuk mbaron këtu. Ka të tjera gjëra që duhen bërë, veçanërisht për rivendosjen e vlerës së fjalës në politikë.

Por vlerësoj si më të rëndësishme këto pika që parashtrova.

Insistoj, duhet të reformojmë politikën që të kenë efekt reformat e tjera! (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: edi ramamanjanimarreveshjaylli manjani
Pas

Kosovë, një tjetër analist i futet politikës, aderon në LDK

Para

Gjiknuri për PD-në: I kemi dhënë garanci që s’i ka asnjë opozitë në botë

Para
Gjiknuri për PD-në: I kemi dhënë garanci që s’i ka asnjë opozitë në botë

Gjiknuri për PD-në: I kemi dhënë garanci që s’i ka asnjë opozitë në botë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në Shashicë/ Flakët përhapen me shpejtësi në Bypass-in e Vlorës

Polonia i thotë “ndal” emigracionit të paligjshëm, protesta në disa vende europiane

EMRI/ Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor dhe mbetet i bllokuar nën të

Irani dhe Rusia organizojnë stërvitje të përbashkët në Detin Kaspik

Helmohet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Indonezi/ Anija me 280 persona në bord shpërthen në flakë, pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth dhe lirimi i hapësirave publike, Rama ‘rikthehet’ para publikut: Nesër këtu!

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Të paktën 67 palestinezë humbën jetën në Gaza, u sulmuan ndërsa prisnin ndihma humanitare

Edi Rama ndan pamjet pas pastrimit të hapësirës publike në zonën e “Deliorgjit” në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.