Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka uruar në një mënyrë të pazakontë Ditën e Drejtësisë. Manjani ka zgjedhur mënyrën më ironike për të uruar këtë ditë.
“Se na doli nga mendja. Gëzuar ditën e drejtësisë!”, shkruan ish-ministri, ndërsa në foto shfaqet një person që urinon tek hyrja e Gjykatës Kushtetuese.
Kujtojmë se ngërçi në krijimin e Gjykatës Kushtetuese erdhi si pasojë e Reformës në Drejtësi ka sjellë shpesh herë tensione të forta në atmosferën politike të vendit.