02:23 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Edhe sikur të emërohen dy anëtare për hatër të zonjës Kim, Gjykata Kushtetuese nuk do të jetë funksionale”, ish-ministri Drejtësisë zbulon arsyen

13:52 | 07/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Rasti Malaj’/ Vetingu vështirëson zgjedhjen e shpejtë të Inspektorit dhe Gjykatës Kushtetuese

KED do të mblidhet ditën e sotme në 13:30 për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, vendim ky që erdhi pak pas thirrjeve të ambasadores amerikane Yuri Kim dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreces.

Por ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një shkrim në mediat sociale, thekson se edhe sikur të emërohen dy anëtare të rinj në Gjykatën Kushtetuese, sërish ajo nuk do të jetë funksionale.

Manjani shkruan se përbërjes së Gjykatës Kushtetuese i mungojnë ende 3 anëtarë që zgjidhen nga Gjykata e Lartë dhe kjo e fundit fundit nuk funksion për vete. Dreqi e di se kur do ngrihet.

“Edhe sikur të emërohen 2 anëtarë të rinj në Gjykatën Kushtetuese, për hatër të zonjës Kim, prap Gjykata Kushtetuese nuk është ende funksionale.

Përbërjes së Gjykatës Kushtetuese i mungojnë ende 3 anëtarë që zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Kjo e fundit nuk funksion për vete. Dreqi e di se kur do ngrihet.

Janë pikërisht këto 3 anëtarë që sigurojnë në çdo rrethanë funksionalitetin normal të Gjykatës Kushtetuese.

Pa këto 3 anëtarë, kjo gjykatë është e paplotë dhe me rrisk të lartë dështimi për të marrë vendime. Nuk po flas për cilësinë e vendimmarrjes. Ky është luks.

Ndaj kjo data 31 dhjetor dhe gjykata Kushtetuese me 6 anëtarë, është thjesht hiri i radhës në sytë e opinionit publik shqipëtar.

Sa për opinionin Ndërkombëtar, besoj jemi të qartë me “hapjen e radhës të bisedimeve për anëtarësim”.”- shkruan Manjani.

Anëtarët e rinj të KED, që u përzgjodhen me short janë: Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Ervin Pupe, Adnan Xholi, Astrit Kalaja, Elona Toro, Gjon Fusha, Genti Xholi, Rilinda Selimi.

KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021. KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.

Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë vazhdimisht ambasadorja amerikane Yuri Kim po përsërit thirrjet për palët që ta bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese deri më 31 dhjetor.

Etiketa: ylli manjani
Pas

“Pas 10 minutash babai juaj vdes, bëhuni gati”, telefonata shok e mjekut me vajzën e pacientit me Covid

Para

Ua çuan gjendjen civile në Patos, banori: Paguaj taksa për Bashkinë e Fierit, transferimi duhet bërë në dijeninë time

Para
Ua çuan gjendjen civile në Patos, banori: Paguaj taksa për Bashkinë e Fierit, transferimi duhet bërë në dijeninë time

Ua çuan gjendjen civile në Patos, banori: Paguaj taksa për Bashkinë e Fierit, transferimi duhet bërë në dijeninë time

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.