Ish ministri Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj ekipi të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët u gjobitën nga autoritetet italiane për shkak të festës kolektive në hotel, një natë para kthimit në Shqipëri.
Manjani i quan ata ‘pijancë të përnatshëm’ dhe ‘prishës së rregullave të karantinës’, ndërkohë që ka shtuar se ata që dolën nga shtëpia për të siguruar ushqim apo qoftë dhe çmpirë këmbët apo për t’u shërbyer prindërve, po e njëjta Rilindje i quan kriminelë!
“Asnjë surprizë. Siç e parashikuam. Pijanecët e përnatshëm dhe prishësit e rregullave të quarantinës e të qetësisë publike në Itali, Rilindja i quan heronj!!!
Kurse ata që dolën nga shtëpia për të siguruar ushqim apo qoftë dhe çmpirë këmbët apo për t’u shërbyer prindërve, po e njëjta Rilindje i quan kriminelë!! Kujtoj këtu që për shqiptarët që erdhën na Italia, që nuk pinin alkohol atje u lëshua urdhëri i posaçëm(jo ligji) për t’u gjobitur me 5 000 euro…
Të parët meritojnë shpërblim për çdo gëllënkë alkohol që kanë pirë. Madje meritojnë tua paguajmë ne të tjerët dhe gjobat që kanë marrë atje, për sjelljen e tyre arrogante(e shkrova para 2 ditësh kërë gjë).
Domosdo, janë “heronj” ata!
Të dytët meritojnë vetëm dajak e burg-burg-burg!!! Kemi Kodin Penal tani, për cilindo jo rilindas që shkel rregullat edhe kur nuk pi!!!
More po po bëjn shtet e po i lujn fenë”, shkruan Manjani!