Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani vendos t’i rikthehet profesionit të tij. Pas shkarkimit nga posti i ministrit, ai kandidon për Këshillin Kombëtar të Dhomës së Avokatisë.
Siç tregohet edhe në dokumentin e mëposhtëm, Manjani bën pjesë në listën zyrtare të kandidatëve.
Në fakt kjo nuk është diçka e re, pasi ish-ministri e pati paralajmëruar një gjë të tillë konferencën e tij të fundit, pas shkarkimit nga detyra.
Ylli Manjani u shkarkua zyrtarisht nga detyra më 30 janar, kjo për shkak të deklaratave të tij të njëpasnjëshme, kundër kryeministrit Rama dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.
Megjithatë, në urdhrin e shkarkimit të Ramës, shkruhej se arsyeja kishte të bënte me përforcimin e marrëdhënieve të qeverisë me parlamentin. (D.D/Shuplaka)