20:41 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ylli Manjani kundër listave të hapura: Është njësoj si shpërthimi i ujërave të zeza në qytet, thjesht do t’i nxijnë jetën votuesit

16:17 | 21/09/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kandidat për bashkinë e Tiranës? Manjani: Opozita të bashkohet me një kandidaturë jo politike

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur kundër hapjes së listave, veçanërisht me formulën e fundit që ka propzouar dhe Partia Socialiste, mbi zgjedhjen e kandidatëve për deputet në votimet e ardhshme parlamentare.

“Edhe lista të hapura, edhe kuota paraprake grash e burrash; edhe ruajtje të një liste të sigurt; edhe identitet të kandidatëve NUK KA!

E kam thënë dhe i qëndroj bindjes sime se hapja e listave është njësoj si shpërthim i ujrave të zeza në qytet.

Sepse në fakt hapja e listave nuk hap garën, por hap probleme të reja pa zgjidhur të vjetrat.”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Manjanit kjo formulë përzgjedhjeje thjesht sa do të bëjë nul votën e votuesit përveç pështjellimit që do të ketë ai para fletës së votimit ku partia që preferon do të ketë një numër, gjithashtu dhe kandidati një numër tjetër.

Sipas Manjanit hapja e listave nuk hap garën por legalizon emrat që vë partia, sido që ajo ti paraqesë me numër rendor apo me rend alfabetik.

“Nëse e kanë me kaq qejf votimin e emrave le ta bëjnë me zona njëemërore dhe të jetë konkurrim i lirë. Le ti ruajnë edhe qarqet po të duan. Ti ndajnë në aq minizona sa mandate ka qarku”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Edhe lista të hapura, edhe kuota paraprake grash e burrash; edhe ruajtje të një liste të sigurt; edhe identitet të kandidatëve NUK KA!

E kam thënë dhe i qëndroj bindjes sime se hapja e listave është njësoj si shpërthim i ujrave të zeza në qytet.

Sepse në fakt hapja e listave nuk hap garën, por hap probleme të reja pa zgjidhur të vjetrat.

Mbi të gjitha KOMPLIKON PROCESIN E VOTIMIT. Ja nxin jetën zgjedhësit, i cili do ti duhet njëkohësisht të mbajë mend numrin e partisë që do të zgjedhë dhe numrin (apo numrat) që korrespondojnë me emrat që preferon.

Nëse votimi bëhet me më shumë sesa një zgjedhje numri (emri) memoria rëndohen edhe më shumë. Por edhe nëse mbetet thjesht me një zgjedhje të vetme, prapë do kërkohet një formulë plotësuese që e llogarit votën me tepri të zgjedhjes së bërë për llogari të emrave të tjerë në listë.

E komplikuar, por edhe e rreme për zgjedhësin sepse duhet sikur ky e ka në dorë. Në fakt s’ka asgjë në dorë.

Rrisku i pavlefshmërisë së votës bëhet i madh. Kështu procesi i votimit bëhet një ndëshkues fatal i vullnetit të zgjedhësit.

Qëllimi i sistemeve zgjedhore nuk është ti nxihet jeta e të mos i llogaritet vota votuesit. Përkundrazi, sistemet duhet të synojnë thjeshtimin e procedurave, por duke rritur mundësinë e zgjedhjes.

Hapja e listave nuk e garanton të drejtën e zgjedhjes, por me shumë gjasë e rriskon. Në fakt zgjedhësi duhet të zgjedhë midis emrave (që në fletë-votim janë numra) që i vë partia. Do tu duhet të mbajë mend numrin e partisë dhe numrin ose numrat e kandidatëve që ai do.

Imagjinoni sa do komplikohej nëse zgjedhësi do të duhej të mbante mend numra për kandidatët burra e numra për kandidatët gra!!!!

Mbi të gjitha, hapja e listave nuk hap garën por legalizon emrat që vë partia, sido që ajo ti paraqesë me numër rendor apo me rend alfabetik.

Nesë e kanë me kaq qejf votimin e emrave le ta bëjnë me zona njëemërore dhe të jetë konkurrim i lirë. Le ti ruajnë edhe qarqet po të duan. Ti ndajnë në aq minizona sa mandate ka qarku.

Të paktën zgjedhësit do kenë emra për të zgjedhur jo numra e shifra që nuk dihet se si dalin në fund.

Po kështu si e kanë nisur nuk do qullosin asgjë. Ç’është më e keqja do ta komplikojnë dhe do tua nxijnë jetën zgjedhësve.??

P.S. Teoritë që kështu e ka ky shtet e ashtu një shtet tjetër, për mua janë majmunizëm dhe nuk pranoj të arsyetoj mbi to. Çdo shoqëri ndërton rregullat e veta të përfaqësimit demokratik, që nuk janë kurrë njësoj me të një shoqërie tjetër.

Pas

“Rilindja shkarkon Rudina Hajdarin nga Këshilli Politik”, deputeti i PS-së e thotë me zë dhe figurë: Ka humbur vendin si pjesëmarrëse

Para

Ambasadori britanik takon Aida Hajnajn: Krijimi i BKH-së ndikon në Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit

Para
Ambasadori britanik takon Aida Hajnajn: Krijimi i BKH-së ndikon në Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit

Ambasadori britanik takon Aida Hajnajn: Krijimi i BKH-së ndikon në Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

Aksident me tre automjete në Fier/Tre të lënduar, një në spital

Maqedonia e Veriut/ Qeveria shpërndan 30 mln denarë për familjet e viktimave dhe trajtimin e të plagosurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Rrethi Çiklistik/ Një britanik fiton etapën e katërt, një holandez kryeson renditjen e përgjithshme

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.