Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një shkrim në rrjetet sociale, ka reaguar pas videos së publikuar të të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili shihej duke konsumuar kokainë.
Manjani shkruan se në kushte norma qeveria duhet ta shkarkojë Allën, sepse ai merr vendime nën efektin e drogës.
Po ashtu ish ministri ironizon më tej se qeveria mund ta bëjë shkarkimin e tij vetëm në rastin se është vetë esëll.
Postimi i plotë:
Kryetarja e Bashkisë Durrës nuk bëri asgjë, me thënë të drejtën. Një lapsus në të folurën publike dhe iku!
Ky i Bulqizës është shoqërisht i rrezikshëm sepse merr vendime nën efektin e drogës, por i shkon mendja të rrijë…
Sigurisht, sepse mendja e përhumbur nga droga nuk arrin të kuptojë ku është e ç’bën!!!
Në kushte normale ky zotëria shkarkohet direkt nga Qeveria. Kuptohet, nëse kjo e fundit është esëll…
Çfarë degjenerimi! Nuk e mbajtën dot as një vit pushtetin që grabitën pa zgjedhje.