Pas shkarkimit nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe pas akuzave të rënda publike të bëra për qeverisjen e Edi Ramës, Ylli Manjani ka marë një post të ri. Lajmi e ka bërë vetë publik vetë ish- ministri i Drejtësisë duke na treguar se tashmë është pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të Avokatisë.
“Faleminderit avokatëve, profesionistëve të ligjit, që më zgjodhën në Këshillin Përgjithshëm! Ndjehem i vlerësuar. Respekt dhe mbarësi!”, shprehet Manjani. (J.V/Shuplaka)
Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani mesa duket ka vendosur t’i rikthehet profesionit të tij. . Ylli Manjani u shkarkua zyrtarisht nga detyra më 30 janar, kjo për shkak të deklaratave të tij të njëpasnjëshme, kundër kryeministrit Rama dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.
Megjithatë, në urdhrin e shkarkimit të Ramës, shkruhej se arsyeja kishte të bënte me përforcimin e marrëdhënieve të qeverisë me parlamentin.( J.V/Shuplaka)