22:01 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ylli Manjani: Mjegulla e Reformës fiks për ujqërit e Rilindjes

11:25 | 07/11/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ylli Manjani: Mjegulla e Reformës fiks për ujqërit e Rilindjes

”Ka një nxitim të dukshëm në këtë strukturë për të marrë vendimet e para VIP… kjo tregon se struktura po përdoret POLITIKISHT!”, deklaron këtë mëngjes ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, duke shpjeguar konkretisht në këndvështimin e juristit atë që po ndodh me Reformën në Drejtësi.

”Nuk di më askush cili ligj është në fuqi! Të vjetrat që nuk zbatohen më apo të rejat që ska kush t’i zbatojë?! Kushtetuta që ka dalë nga fuqia, sapo hyri në fuqi, apo ligjet në zbatim që bien ndesh me të?!

Pra KAOS!

Mjegull, jo e pa paralajmëruar, me thënë të drejtën! Nuk donin të dëgjonin, kur ju thamë të jenë të kujdesshëm me ligjet e reja! Në mjegull vetëm ujqërit gëzohen! Koha po e provon këtë proverb. Ujqërit po japin urdhra për ndëshkime politike me vetting! Kjo është mjegull dhe vështirë të duket qëllimi i vërtetë me sy të lire. Por ata që kanë në dorë të ndërtojnë sistemin e ri, duhet ta bëjnë në interes të shtetit e shoqërisë dhe jo të Rilindjes! Shenjat nuk janë të mira!”, thekson më tej Manjani.

REAGIMI I PLOTË

”Një dreq (zoti s’ka më punë) e di se nga e me ç’ligj duhet të nisë fillimi i ndërtimit të Institucioneve të reja pas miratimit të reformës në drejtësi!

Të gjitha përcaktimet dhe afatet e dakortësuara me konsensusin e 21-22 Korrikut 2016 në Kuvend, të cilat janë fiksuar në nenet tranzitore të Kushtetutës tashmë kanë rënë. Shumica e tyre ka rënë ende pa u zbatuar.

Tipike Shqiptare kjo sjellje që miratohet ligji dhe nuk zbatohet në kohë!

Kuvendi ka dështuar të ngrejë institucionet themelore të drejtësisë. KLGJ (Këshilli i Lartë Gjyqsor); KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë); Prokurori i Përgjithshëm konsensual; dhe Inspektori i Përgjithshëm, nuk janë emëruar ende!

Kuvendi krahas debatit të pafundëm politik është zhytur edhe në ngërçin e budallëqeve të veta që ka shkruar në Kushtetutë. Nuk dëgjuan asokohe asnjë llogjikë të arsyeshme për formulime kushtetuese fleksibël. Sot në Kushtetutë kemi budallëqe të tipit ” duhet të jesh më gradë shkencore” që të emërohesh në gjykatë Kushtetuese. Kulmi!

Kushtetutë unike kjo! Ndaj dhe s’ka se si të zbatohet! Pra juristët duhet të jenë , përveç me me përvojë mbi 15 vite, edhe doktore shkencash, të mos jenë përfshirë në politikë, të mos kenë pasuri e të tjera si këto. As në Kubë nuk gjenden më këto lloj profesionistësh!

Dështimi më spektakolar është në mos gjetjen e kandidatëve të zotë madje as nga profesorati për të zënë vendet e KLGJ dhe KLP.

Presidenti, për arsye të pashpjegueshme, nuk ka arritur të plotësojë vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë Gjykata e Lartë është në kolaps sepse çështjet i shtohen për ditë ndërkohë që gjyqtarët i pakësohen! Kush pret nje vendim te shpejtë gjykate, ta harrojë! Askush nuk të jep as vendim e as përgjigje!

Prokurori i Përgjithshëm, të cilit i mbaron mandati, nuk dihet se si do të zgjidhet pa KLP. Kushtetuta e kërkonte Prokurorin e parë të Përgjithshëm të zgjidhej më 2/3. Ne vijim tjetri me 3/5. Tani po katandiset emërimi me 36 deputetë.

E vetmja gjysmë-gjëje e ngritur është struktura e Vetting-ut, e cila që të funksionojë normalisht i duhet ende të plotësoje veten me administratë dhe rregulla të brendshme. Ndërkohë përbërja e tyre mbetet ende problematike sepse disa prej tyre janë persona që kanë qënë subjekte procedurale e organeve të drejtësisë që do vettojnë! Ka një nxitim të dukshëm në këtë strukturë për të marrë vendimet e para VIP… kjo tregon se struktura po përdoret POLITIKISHT!

Nuk di më askush cili ligj është në fuqi! Të vjetrat që nuk zbatohen më apo të rejat që ska kush ti zbatojë?! Kushtetuta që ka dalë nga fuqia, sapo hyri në fuqi, apo ligjet në zbatim që bien ndesh me të?!

Pra KAOS!

Mjegull, jo e pa paralajmëruar, me thënë të drejtën! Nuk donin të dëgjonin, kur ju thamë të jenë të kujdesshëm me ligjet e reja! Në mjegull vetëm ujqërit gëzohen! Koha po e provon këtë proverb. Ujqërit po japin urdhra për ndëshkime politike me vetting! Kjo është mjegull dhe vështirë të duket qëllimi i vërtetë me sy të lire. Por ata që kanë në dorë të ndërtojnë sistemin e ri, duhet ta bëjnë në interes të shtetit e shoqërisë dhe jo të Rilindjes!

Shenjat nuk janë të mira!” (V.G/FAXWEB)

Ylli Manjani

 

 

 

 

 

 

Etiketa: kushtetuaperdorim politikreforma ne drejtesiylli manjani
Pas

Dëshmia e Naçit nxjerr zbuluar lidhjen e Tahirit me Habilajt, ish-ministri i zënë ngushtë, si e lëvdonte punën e inspektorit në Fier në 2013-tën

Para

Kokainë, heroinë, mijëra euro, operacion antigrogë në Greqi, në pranga 34-vjeçari shqiptar (FOTOT)

Para
Kokainë, heroinë, mijëra euro, operacion antigrogë në Greqi, në pranga 34-vjeçari shqiptar (FOTOT)

Kokainë, heroinë, mijëra euro, operacion antigrogë në Greqi, në pranga 34-vjeçari shqiptar (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.