03:09 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Ylli Manjani: Qeveria të mbledhë mendjen, t’i kthejë pronarëve pronat

14:13 | 15/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Manjani pas akuzave për vonesa në dosjen ‘’Balili’’: 15 përkthyes u morën me dosjen

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se lajmi që Gjykata e Strasburg-ut ka vendosur dëmshpërblim të rëndë për financat tona publike, nuk është aspak i mirë. Sipas tij qeveria të mbledhë mendjen, t’i kthejë pronarëve pronat.

“Përshëndetje,

Lajmi që Gjykata e Strassbourg ka vendosur dëmshpërblim të rëndë për financat tona publike, nuk është aspak i mirë. Këto çështje në fakt ishin shqyrtuar nga kjo gjykatë që vjet në mars, nderkohë që Gjykata jonë Kushtetuese kishte çelur gjykimin per kushtetuetshmërinë e ligjit te ri per Trajtimin e Pronës.

Gjykata Kushtetuese ka pranuar përfundimisht që formula e kompensimit financiar është plotesisht kushtetuese dhe e drejtë. Gjithashtu Gjykata shfuqizoi dy paragrafë që i hap rrugë kthimit fizik te pronës së lirë për të gjithë ato kërkesa që janë të patrajtuar ende nga Agjensia e Trajtimit të Pronës (ATP). Vlerësoj se Gjykata Kushtetuese korrektoi një gabim domethënës, pra të lejimit te kthimit të pronës së lirë pronarit të saj.

Qeveria, jo të gjitha agjensitë e saj, është ende e paqartë mbi strategjinë që do ndjekë pas këtij vendimi. Pra pyetja që ngrihet është: do të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kthimimin fizik te pronës pronarëve apo jo? Nëse po, në ç’masë?

Mbi këtë bazë do të duhet të mbahet edhe qëndrimi zyrtar i shtetit përpara Gjykatës së Strasbourg, e cila do të shqyrtojë këtë ligj tonin nëpërmjet shqyrtimit të një ose dy çështjeve nga lista e gjatë e aplikantëve atje. Por ndërkohë ende qeveria nuk ka një qëndrim mbi pyetjet që janë ngritur tashmë.

Sigurisht kjo situatë kaotike (pa shkak të arësyeshëm) shfrytëzohet më së miri nga avokatët dhe Gjykata e Strassbourg vazhdon të ndëshkojë Shqipërinë, ndonëse ende me çështje të vjetra.

Avokatura e Shtetit tonë është në fakt pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. Interpretimet e saj për këtë situatë janë të gabuara dhe me qëllime të paqarta. Kërkesat e saj të vetme janë të merret studio ligjore e gruas së Tony Blair që të na mbrojë në Strassbourg. Kërkesa këto të rrëzuara sistematikisht nga Ministri i Drejtësisë si të pamotivuara nga ligji.

Kujtoj se për këtë çështje kisha propozuar një VKM që e zgjidhte një herë e mirë përzgjedhjen e studiove të avokatisë. Ky projekt fle ende në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Qartësisht ky është zyrtari që mbron Avokaten aktuale të Shtetit dhe nxit përzgjedhjen selektive të studiove private. Kjo ishte në fakt arësyeja përse i refuzova të gjitha propozimet për përzgjedhje studiosh pa tender dhe kuturu.

Tani qeveria duhet të mbledhë mendjen dhe të kthejë pronarëve pronat e lira, ashtu siç urdhëron në fakt Gjykata Kushtetuese! Sa më shpejt ta bëjë këtë gjë aq më e mirë do jetë zgjidhja e kësaj çështje ngërç për shoqërinë, financat e shtetit dhe ekonomisë kombëtare.

Gjithnjë kam mbështetur pikpamjen e kthimit fizik të pronës së lirë. Vetëm kjo në fakt është rivendosje reale e të drejtës së cënuar. Kompensimi financiar duhet të ishte mjet i jashtëzakonshëm dhe i drejtë sipas formulës që ka ligji i ri tashmë, që zbatohet në kushtet kur prona është e zënë faktikisht dhe jo kur pritet të zihet nga zabtuesit e rinj (qofshin këta edhe me leje ndërtimi).

Shoqëria nuk mund të paguajë para për kompensim kur prona është e lirë. Është absurd qëndrimi i Kryeministrit që të mos kthehet prona e lirë pronarit se medemek kjo iu dashka dhënë sipërmarrësve për fshatra turistikë! Nga ana tjetër edhe më absurde bëhet padrejtësia kur me leje legalizimi qeveria vlerëson vetëm zabtuesit e pronës së tjetrit.

Prandaj duhet sa me shpejt të zbatohet vendimi që prona e lirë ti kthehet pronarit. Në shumicën e rasteve rezulton se ky kthim është 100% ose afërsisht aq. Nuk kemi pse të hezitojmë për të vënë në vend një padrejtësi që rëndon financiarisht shumë breza.

Këtë qëndrim pret dhe Strassbourg-u dhe nuk besoj se ka nevojë për studio avokatie private për të spjeguar kaq thjeshtë këtë gjë!

Në të kundërt vetëm do shtohet fatura financiare, të cilën askush nuk ja ka borxh sot e në të ardhmen shtetit që qeveriset keq!”, shkruan Manjani në Facebook. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: gjykata e strasburgutylli manjani
Pas

Një zgjim i ëmbël për Lori Hoxhën: Të zgjohesh pranë tij (FOTO)

Para

Parlamenti Europian voton draft rezolutën e Fleckenstein për Shqipërinë, theksi tek reforma në drejtësi

Para
Parlamenti Europian voton draft rezolutën e Fleckenstein për Shqipërinë, theksi tek reforma në drejtësi

Parlamenti Europian voton draft rezolutën e Fleckenstein për Shqipërinë, theksi tek reforma në drejtësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.