Pas dorëheqjes së ministrave teknikë të zgjedhur nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike pas marrëveshjes së 18 majit, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është i mendimit se ata nuk janë të vetmit që duhet të tërhiqen.
Manjani shprehet se janë edhe ministrat e LSI-së ata që duhet të tërhiqen, pasi kështu mund t’i lihet “tepsia e plotë”, atij që i takon, duke nënkuptuar kështu kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste.
“Edhe ministrat e LSI duhet te dorëhiqen! Madje duhej të ishin dorëhequr… I duhet lënë tepsia atij që i takon… E ka të veten tashmë!”, komenton Manjani.
Kujtojmë se zëvendëskryeministrja Ledina Mandia, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ai i Drejtësisë Gazmend Bardhi, i Shëndetësisë Arben Beqiri, e Mirëqenies sociale Xhuljeta Kërtushaj, e Arsimit Mirela Karabina dhe ajo e Financave Helga Vukaj u zgjodhën nga Kuvendi në seancën e jashtëzakonshme të 22 majit, ndërsa vetëm para pak ditëve kanë dorëzuar dorëheqjen. (D.D/Shuplaka)