12:20 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ylli Manjani zbulon shoqërimin në polici të Nikollë Lesit: Lajm i frikshëm

10:59 | 29/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ylli Manjani zbulon shoqërimin në polici të Nikollë Lesit: Lajm i frikshëm

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zbuluar se Nikollë Lesi është shoqëruar në polici dhe sipas tij kjo është e paligjshme dhe një lajm i frikshëm.  Sipas Manjanit Nikoll Lesi i “Koha Jonë” është shoqëruar në polici por ai rezulton i dënuar nga gjykata, as ka shkelur ndonjë urdhër të gjykatës, as i hetuar nga prokuroria dhe ka nevojë për identifikim. 

“Nikollë Lesi nuk është as i dënuar nga gjykata, as ka shkelur ndonjë urdhër të gjykatës, as i hetuar nga prokuroria dhe ka nevojë për identifikim, as i larguar nga ndonjë skenë krimi, as i mitur që ka nevojë për mbikqyrje e as i debuar nga Shqipëria. Nuk i ka asnjë nga këto cilësi. Pra shoqërimi në Polici është i PA LIGJSHËM!”, shprehet Manjani. 

Më tej ish-ministri thekson se kohët e fundit Lesi ka kritikuar kryeministrin dhe për Ramën këto kritika janë cilësuar si kur kanë kaluar vijën e kuqe.  Manjani nënvizon se “kushdo që guxon të kritikojë Kryeministrin, menjëherë shpallet i DEKLASUAR dhe shoqërohet në Polici për raport ditor”.

“Nikollë Lesi ka kritikuar Kryeministrin këto ditë dhe sipas këtij të fundit duhet të ketë kaluar vijën e kuqe!!! i kam lexuar qëndrimet e Nikollës dhe kritika e tij ndaj Kryeministrit është parimore, por krejt mediokre në raport me çfarë i ka bërë Sali Berishës dhe Fatos Nanos në të shkuarën… Mesa duket Kryeministrit i duket qimja tra këto kohë, sepse përgjigja që jep me polici është nga më të rëndat.  Me këtë variant të gjithë do shkojmë të paktën nga një herë në polici me urdhër nga lart! Kushdo guxon të kritikojë Kryeministrin, menjëherë shpallet i DEKLASUAR dhe shoqërohet në Polici për raport ditor… Rilindi edhe kjo gjë nga sistemi i vjetër…”, përfundon Manjani. 

DETAJET E PLOTA PUBLIKUAR NGA MANJANI:

Fjala e lirë sipas Rilindjes
——

Shoqërimi në Polici i Nikollë Lesit është lajm i frikshëm për demokracinë dhe veçanërisht fjalën e lirë. Personalisht nuk kam pasë e as më lejohet të kemi ndonjë shpresë se Edi Rama do bashkëjetojë dot me fjalën e lirë, por sidoqoftë shoqërimi i Nikollës mbetet një ngjarje e rëndë.

Sa për sqarim ligjor, Policia e Shtetit nuk mund të shoqërojë në polici kur ti teket asaj. Në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit (neni 109) shoqërimi ndodh vetëm në rrethana të përcaktuara.

Policia shoqëron një shtetas vetëm kur:
“… a) është dënuar me burgim nga gjykata kompetente:
b)Për moszbatim të Urdhërave të ligjshëm të Gjykatës ose të ndonjë detyrimi të përcaktuar me Ligj:
c)kur ka dyshime të arësyeshme se ka vepër penale:
d) është larguar pas kryerjes së veprës penale;
dh) për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime sipas Kodit të Procedurës Penale;
e) për mbikqyrjen e të miturit për qëllime edukimi;
ë) personi është përhapës i sëmundjeve ngjitëse;
f) për hyrje të pa ligjshme në kufirin shtetëror, si dhe për rastet e dëbimeve dhe ekstradimeve…”

Këto janë kushtet ligjore në sipas të cilave policia zbaton masën e shoqërimit në polici. Vlen të përmendet se keto masa dhe çdo masë tjetër admiistrative që merr policia, duhet të jetë proporcionale (neni 102 i ligjit të Policisë). kjo do të thotë se sipas rrethanave masa bëhet shtregunese vetëm kur reagimi i personit është i tillë që ska mënyrë tjetër për të kryer detyrën e saj policia.

Nikollë Lesi nuk është as i dënuar nga gjykata, as ka shkelur ndonjë urdhër të gjykatës, as i hetuar nga prokuroria dhe ka nevojë për identifikim, as i larguar nga ndonjë skenë krimi, as i mitur që ka nevojë për mbikqyrje e as i debuar nga Shqipëria. Nuk i ka asnjë nga këto cilësi.

Pra shoqërimi në Polici është i PA LIGJSHËM!

Nikollë Lesi ka kritikuar Kryeministrin këto ditë dhe sipas këtij të fundit duhet të ketë kaluar vijën e kuqe!!! i kam lexuar qëndrimet e Nikollës dhe kritika e tij ndaj Kryeministrit është parimore, por krejt mediokre në raport me çfarë i ka bërë Sali Berishës dhe Fatos Nanos në të shkuarën…

Mesa duket Kryeministrit i duket qimja tra këto kohë, sepse përgjigja që jep me polici është nga më të rëndat.

Me këtë variant të gjithë do shkojmë të paktën nga një herë në polici me urdhër nga lart! Kushdo guxon të kritikojë Kryeministrin, menjëherë shpallet i DEKLASUAR dhe shoqërohet në Polici për raport ditor…

Rilindi edhe kjo gjë nga sistemi i vjetër…

(J.V/Shuplaka)

Nikoll Lesi në një darkë me kryeministrin Edi Rama

 

Pas

Qeveria e Kenias me dorë të hekurt, dënim me burg për ata që përdorin qese plastike

Para

Vasili denoncon tre ministritë që shkaktuan miliona Euro dëme, Rama i shkriu

Para
”Rama nuk iu pyeti, a do t’i tërheqë LSI-ja MINISTRAT?”, përgjigjet Petrit Vasili

Vasili denoncon tre ministritë që shkaktuan miliona Euro dëme, Rama i shkriu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

“Trump dhe Putin me të njëjtën strategji për kërcënimin me armët bërthamore”, ish- drejtuesi i KGB: Medvedev, një idiot

Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”/Monitorime intensive nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare

Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Fier/Arrestohet në flagrancë një shtetas në “arrest shtëpie” për shkelje të masës së sigurisë

Skandal në Maqedoninë e Veriut! Kore anti-shqiptare gjatë ndeshjes zyrtare të basketbollit, i pranishëm edhe kryeministri Mickoski

Gjirokastër/U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas

U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari

Pogradec/ Vajza e mitur zhduket pa asnjë gjurmë, babai denoncon rastin në polici

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.