Gjatë gjithë ditës së sotme personalitete të larta të vendit, klerikë fetarë dhe trupa të akredituar në Shqipëri kanë marrë pjesë në homazhet për të nderuar duke i dhënë lamtumirën e fundit Kryepeshkopin Anastas Janullos, trupi i pajetë i të cilit dodhet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Presidenti i Yldon Media Grup, Ylli Ndroqi, së bashku me bashkëshorten morën pjesë sot në homazhe dhe u përkulën përpara Kryepeshkopit Anastas në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë për ortodoksinë në vend.
Trupi i pajetë i Kryepeshkopit do të përcillet nesër për në banesën e fundit rreth orës 11:00, ndërkohë që rreth orës 10:00 do të mbahet edhe shërbesa./faxnews