Ndarja nga jeta e Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli ka trishtuar të gjithë botën e medias dhe jo vetëm. Bashkëpunëtorët e tij kanë shprehur ngushëllimet dhe kanë rrëfyer të kaluarën e Hysenbelliut, mënyrën se si i priste njerëzit dhe si ia doli të krijonte një televizion të ri që është dhe do të mbetet zëri i popullit.
Ylli Rakipi ka rrëfyer se si Hysenbelliu i mundi të gjithë në një mënyrë të thjeshtë pasi dinte të bënte mik këdo e të punonte me këdo, ndaj meritat e një prej gazetave më të mira në vend ia atribuon Kasem Hysenbelliut.
“Vdekja është pjesë e rëndësishme e jona por ka vdekja që është e vështirë të pranohen dhe kjo është një e tillë. Unë jam njohur herët me Kasemin, është një ardhje e heshtur e thjeshtë në media, pa zhurmë, pa bujë, në një mënyrë ka ardhur tek gazeta ‘Panorama’ si menaxher i saj dhe në komunitetin tonë kanë hyrë e kanë dalë njerëz të panumërt, jo të gjithë.
Realisht do ju them vetëm një gjë, erdhi si menaxher i rëndësishëm dhe na mundi tek pjesa e shtypit me një mënyrë shumë të thjeshtë. Filloi distribuimin e veçantë të kësaj gazete, dinte të komunikonte me të gjithë. Ju e dini ose keni dëgjuar që në vitet e para pas pluralizmit ishte e vështirë, ai kreu distribuim efikas. Unë kisha një agjensi, por Kasemi na mundi në kohë. Ai dinte të bënte miq edhe distributorët e thjeshtë të rretheve e qarqeve të ndryshme, dinte të punonte dhe me njerëzit e komunitetit egjiptian.
Ai hyri dhe befas ndjemë presionin dhe kjo gazetë elitare e shtypit shqiptar, them me bindje që meritën kryesore e kishte Kasem Hysenbelli se dint eta bënte këtë media në mënyrë perfekte.
Pastaj ju i dini shumë gjëra por me këtë doja të thoja që është ndër ata pak njerëz që hyri në media si një anonym dhe u kthye në një protagonist të medias. E dini që në News24 e më pas në gjithë median e Hysenbelliu Group, Kasemi luajti një rol shumë të rëndësishëm dhe dinte të punonte me gazetarët, të ishte afër me ta. Është një rast i veçantë, pjesa dërrmuese e medias, ne jemi pak popull të fryrë dhe Kasemi nuk ishte kështu. Kur ishte me gazetarët, ishte gazetar, kur ishte me pronarët, ishte pronar. Pra ky ishte njeriu që hyri në një mënyrë të suksesshme dhe bëri të gjitha ato që ne i dimë sot.
Unë kam pasur miqësi të afërt me të. Kasemi ishte një njeri tjetër, jo se ka vdekur tani, por po bëj përpjekje të flas për një njeri që është gjallë. Ne që kemi jetuar me të, e kemi të vështirë ta pranojmë. Po flas sikur është me të vërtetë dhe një njeri që vijon të jetë mes nesh”, tha Rakipi.
Sa i përket bisedës së fundit, përmend momentin kur vuri re një problem dhe e telefonoi që të ndryshohej pasi shprehet se e ndjek vazhdimisht. Rakipi u shpreh se Kasemi ishte një njeri me botë të hapur që i dha rëndësi të madhe lirisë së medias dhe hallevge të njerëzve, jo interesave të tij.
“Takimi i fundit quhet edhe një bisedë telefonike që unë e mora Kasemin se e shikoj vazhdimisht televizionin tuaj dhe nëse ka një problem, ja them. Po i thoja ndrysho urgjent këtë punë dhe isha në kontakt të vazhdueshëm dhe nuk mund të dalloj tani momente të veçanta se kemi pasur shumë.
Unë dëshiroj fort që të vijojë. Djali i Kasemit është i rritur tani. Besoj që duhet ta vazhdojë këtë. Kasemi iku nga kjo botë duke bërë disa gjëra, veçanërisht këtë të fundit që mbetet tek njerëzit, tek të gjithë ne, tek të gjithë këta që po flasin sot dhe kjo është shumë për një njeri në botën ku jetojmë. Në këtë botë ku njerëzit shqyejnë njëri-tjetrin ose përpiqen të vrapojnë sepse është shumë e rëndësishme dhe ka pak njerëz të tillë. Mund të merrej me interesat e veta, por nuk e bëri. Pa hallet e njerëzve dhe realizoi një mision që pak kush e bën në këtë vend ku jetojmë ne”, tha Rakipi.
(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post