19:54 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ylli Rakipi: Pritje madhështore e Fevziut në Filipine dhe grindja në telefon me Sandrin

14:23 | 04/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ylli Rakipi: Pritje madhështore e Fevziut në Filipine dhe grindja në telefon me Sandrin

48 orë më parë, moderatori i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, pas një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm, zbriti në aeroportin “El Nido”, të ishullit Palawan, në Filipine të Azisë Juglindore.

Megjithëse ishull-provinca, El Nido, ka një popullësi shumë të vogël, me vetëm 46,606 banorë, rreth 2500 prej tyre, nën drejtimin e Presidentit të Bujtinave, Resorteve dhe Hoteleve, Henri Fernandez, ishin grumbulluar përballë resortit “Vellago”, për të pritur gazetarin e madh të TV Klan.

Pritja madhështore dhe sidomos, njohja gjerësisht e emisionit “Opinion”, në ishullin Palawan, e lanë Fevziun me gojë hapur.

Pas ceremonisë së mbërritjes, që vazhdoi tetë minuta, Fevziu i kërkoi Presidentit të Bujtinave dhe Resorteve, Henri Fernandez, dy shoqërues të cilët do ta shëtisnin në “Big Lagoon”, “Small Lagoon” dhe “Twin Beaches”, të gjitha destinacione nga më të famshmet në botë, që Fevziu i kishte programuar para nisjes nga Tirana.

Presidenti Fernandez, pati një grimasë të madhe habie, nga njohuritë e thella të Fevziut, për këto pasuri të vyera natyrore të El Nidos.

Të nesërmen, presidenti Fernandez, i konfirmoi zotit Fevziu, se Presidenti vendas, Rodrigo Duterte, pasi mësoi për mbërritjen e moderatorit të njohur shqiptar në Filipine, donte të takohej patjetër me të.

– Të falenderoj shumën për ftesën, – tha Fevziu, por unë nuk pranoj takime me diktatorët dhe njerëz që vrasin kundërshtarët. Këtë parim e kam zbatuar me rigorozitet edhe në vendim tim. Sapo Sali Berisha, u kthyer nga demokrat në diktator, unë i ndërpreva kontaktet me të. Po kështu, unë po ndërpres gradualisht marëdhëniet edhe me Edi Ramën, një quasi diktator, që ka njëkohësisht edhe shenja qesharaku.

Presidentit të Bujtinave dhe Resorteve, nuk i erdhi mirë nga ky refuzim, por për shkak të rëndësisë, që Fevziu mbart në vetëvete, i pakënaqur, e pranoi në heshtje këtë vendim.

Pas vizitës në plazhin përrallor në “Snake Island” (Ishulli i gjarprit), Fevziu mbeti i mrekulluar, gati pa mend. Dhe kushedi sa do të kishte vazhduar dalldia e tij, sikur të mos e kishte marrë në telefon, Sandër Frangaj.

– Fevzo ku je? Ku ke humbur?

– Ç’të të them Sandër, jam në Filipine, një përrallë, një përrallë, – ia ktheu Fevziu.

– Lëri përrallat mor trap, se më ke mbushur televizionin me sekretet e Enver Hoxhës dhe nuk di njeri në botë ku ke ikur.

– Jam në Filipine, po më kërkon intervistë presidenti Duterte. Si thua, ta pranoj apo jo?

– Mos më çaj bythën mua me Duterten, ke lënë gjithë këto regjistrime këtu dhe ke ikur jashtë kontinentit. Mbete në majë të avionit, jashtë.

– Po ç’të të them o Sandër? Ka kaluar Kol Balla, katër udhëtime jashtë kontinetit më shumë se unë. Ka bythë që ta mbajë këtë gjë? Me atë program që ka ai dhe në atë televizion ku punon ai, të jetë katër udhëtime mbi mua?!

– Lëre mo Kol Ballën, ke lënë këtu regjistrime me Enver Hoxhën, magjinë e zezë dhe ushqimet. Të gjithë folën për Samitin e Berlinit, vetëm ti merreshe me Enver Hoxhën…

– Ra linja Sandër, – i tha Fevziu dhe ja mbylli.

Vizita e Fevziut në Filipine të Azisë Juglindore vijon dhe ne do t’ju informojmë më tej.

*Tej e këtej është rubrikë satirike e portalit TPZ të drejtuar nga Ylli Rakipi 

Pas

Kishte 20 ditë i zhdukur, gjendet në liqen 55-vjeçari. Tmerrohen turistët (Emri+pamje të rënda)

Para

Neymar e goditi me grusht, flet tifozi: Katër persona më kërcënuan në shtëpi…

Para
Neymar e goditi me grusht, flet tifozi: Katër persona më kërcënuan në shtëpi…

Neymar e goditi me grusht, flet tifozi: Katër persona më kërcënuan në shtëpi…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllen bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të zhvillojë armë bërthamore

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF: Ushtria izraelite gati për një fushatë ushtarake të zgjatur në një luftë me shumë fronte

Media: Të shtëna ndaj turmës që priste ndihma në Gaza, 35 të vdekur

Zvicra mbyll përkohësisht Ambasadën në Teheran për shkak të tensioneve Izrael-Iran

Erdogan: Turqia do të rrisë fuqinë ushtarake për t’u mbrojtur nga cdo kërcënim

Gjuha Shqipe bëhet zyrtare në shkollat publike të Nju Jorkut

Avokat Sevin Serjani në Fax News: Përplasja në Kuvend, e reja dhe e vjetra s’ndryshojnë asgjë

Nis rikonstruksioni i spitalit të Traumës: Investim 2.3 miliardë lekë për modernizimin e shërbimit

Administrata Trump Sanksionon mbi 30 subjekte dhe individë të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit

Tërmet 4.5 Rihter pranë Kretë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.