Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur para pak minutash në kryesinë e Kuvendit, ku do të ketë një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Ky i fundit është larguar përkohësisht nga seanca plenare, dhe do ta presë ambasadoren në zyrën e tij në Kryesi.
Ambasadorja Kim në të gjitha këto ditët e fundit ka zhvilluar takime me krerët e politikës shqiptare, dhe është fokusuar kryesisht te përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe të asaj në Drejtësi.
Mesazhet e saj në mbrojtje të Reformës në Drejtësi, që është dhe investim amerikan kanë qenë të prera dhe të qarta, që ajo nuk duhet të cënohet nga marrëveshje të fshehta të politikës.
Gjatë ditës së sotme Kim do të ketë takime dhe me përfaqësuesit e Këshillit Politik, të cilët janë duke konkluduar përplasjet për Reformën Zgjedhore, e cila duhet të përmbyllet brenda këtij muaji. Një nga pikat që palët poltiike nuk kanë preferuar që të prekin, veccanërisht dy partitë e mëdha është ndryshimi i sistemit, për të cilin derimë tani ka kërkuar vetëm opozita parlamentare. (E.K/Faxweb.al)