Palët politike në vend ende nuk kanë arritur në konsensus për Reformën Zgjedhore, ndërkohë që dy ditët e fundit ambasadorët e shteteve të Bashkuara të Amerikës, BE-së si dhe amabsadori britanik kanë ndërhyrë për të krijuar një marrëveshje mes palëve.
Pas takimeve dy ditore të stërzgjatura në rezidencën e ambasadores amerikane, Yuri Kim, sot takimet do të vijojnë tek ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.
Ky i fundit do të presë në orën 11:00 në zyrë ambasadoren amerikane, Yuri Kim, ambasadorin britanik, Duncan Norman, si dhe përfaqësuesit e OSBE.
Në fokus të disktumit mes ambasadorëve do të jetë pikërisht Reforma Zgjedhore, ku tashmë palët politike janë më pranë marrëveshjes se kurrë.