I pyetur mbi takimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim me deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj, ish kryeministri , Sali Berisha tha se askush nuk kishte tagër të përcaktonte kryetarin e partisë Demokratike.
Në përgjigjien e dhënë, Berisha e quan ambasadoren Yuri Kim si një “guvernatore” ndërsa kryeministrin Rama me pseudonimin “Zeusi”.
Pyetje: Kim e njohu Alibeajn si kryetar të komanduar të PD, a rrezikon PD shpalljen non grata?
Berisha: Kryetari i PD-së, u shkarkua me datën 11 dhjetor me votat 4446 kundër tij nga delegatët dhe me 44 mijë vota të anëtarëve. Përveç anëtarëve të PD-së, asnjeri, as guvernatorja dhe as Zeusi Rama nuk do ketë kurrë tagër të caktojë kryetarin e partisë Demokratike. Kam patur rastin të dërgoj edhe mesazhin dhe e përsëris këtu se kurrë as kryetarin dhe as kryesinë nuk e përcakton askush veç anëtarësisë.