Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim ka bërë një urim për festën e 8 marsit duke uruar të gjitha Nënat.
Krahas shkrimit të urimit në Facebook diplomatja Amerikane në Tiranë ka postuar edhe një foto me dy unaza ku shpjegon edhe domëthënien e të dyjave, njërën që ia ka dhuruar nëna dhe tjetrën që ia ka bërë vetes dhuratë kur ka filluar punë.
Postimi i plotë
“Çdo ditë në dorën e djathtë mbaj një unazë që ma ka dhuruar mamaja ime dhe në të majtën, një unazë që ia bleva vetes kur fillova punë. Gëzuar festën e nënës! Gëzuar Ditën e Grave”! | Ambasadorja Yuri Kim”.
Discussion about this post