Ka nisur me debate seanca parlamentare e kësaj të hënë, ku Lulzim Basha e akuzoi qeverinë, se sipas raporteve ndërkombëtare, e ka kthyer Shqipërinë në të njëjtat nivel si vende të botës së tretë, Algjeria, Mozambiku, Surinami, për sundimin e ligjit apo nivelin e korrupsionit.
Mirëpo, Taulant Balla i është përgjigjur Bashës, duke i thënë se po citon raporte organizatash joqeveritare, dhe jo raportet zyrtare si Progres Raporti i Këshillit të Europës, më i miri deri më tani i Shqipërisë, sipas Ballës.
Ballës i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, i cili i kujtoi Ballës dhe nivelin shqetësues të korrupsionit që vërehet në raport.
Alfred Rushaj: Mqs z.Balla përmendi progres raportin, i kujtoj dhe nivelin e korrupsionit. Progres raporti thotë se është i përhapur në ccdo qelizë të jetës publike dhe të biznesit, një problem serioz. Gjë të cilën z.Basha iua kurseu por po ua përmend unë. E di që jeni në hall të madh për rregulloren. Referuar praktikës 20 vjeccare. Ju prapë nxirrni gjithccka, por ccfarëdo pengese të nxirrni, në fund të ditës nuk na pengoni të bëjmë publike ato fakte që duam të publikojmë për qytetarët. U bënë dy vite nga tërmeti. Jam takuar me banorët e njesive 4 dhe 8 dhe është për të ardhur keq ku shkon hakmarrja opolitike dhe grykësia për të përfituar nga fatkeqësia e njerëzve. Pyetja që ata kanë është e thjeshtë, nëse rrezikohet jeta e tyre pse i kanë lënë dy vite brenda? Ata janë të bindur që qeveria nuk e ka mendjen te jeta e tyre, por e kane te prona e tyre. Janë të bindur që dikujt i ka pëlqyer vendi dhe duan të bëjnë ndërtime. Pasi në kohën e zgjedhjeve, Ministri Ahmetaj i kishte treguar një projekt 3d dhe i ksihte premtuar që do të mbanin shtëpitë e tyre në të njëjtin vend të rindërtuar. Pas zgjedhjeve ka humbur projekti. Janë 19 familje që presin. Kanë shkuar dhe i kanë kërcënuar banorët. Kam një pyetje: Si mundet një shtet që të kërcënoje banorët që do t’i presi dritat dhe ujin në pronat e tyre. Nëse pallati rrezikon jetën e tyre, janë gati t’i lirojnë vetë.
(E.H/Faxweb.al)