Kreu i LSDM-së në Maqedoni, Zoran Zaev ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të jashtëzakonshme pas refuzimit të Presidentit Ivanov, për ta dekretuar atë si formuesin e qeverisë së re.
Ivanov tha sot se platforma mbi gjuhën shqipe rrezikon sovranitetin e vendit dhe tha se nuk do ta mandatonte Zaevin për qeverinë e re.
Por kreu i LSDM ka paralajmëruar Ivanovin se veprimi i tij është një grusht shteti. “Kjo që bëni ju është një grusht shteti. Ju po injoroni vullnetin e shumicës së qytetarëve. Maqedonia po humb shansin e kalimit të pashëm të pushtetit. Ju po viheni në shërbim të Gruevskit. Tërhiqu dhe jep dorëheqjen me paqe”, ka thënë Zaevi.
Gruevski e humbi mundësinë për të krijuar qeverinë pasi i skadoi afati.
Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje ndërkohë që mos të vonohet me krijimin e qeverisë së re.
(M.D/ Shuplaka)