Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, shprehet i sigurtë se qeveria e re maqedonase do të krijohet, pavarësisht trazirave të shënuara pak ditë më parë në Maqedoni.
“Zoran Zaev ka theksuar se do të ecet përpara me krijimin e qeverisë së re.
Qeveria e re do të krijohet.”, u shpreh për mediat të dielën socialdemokrati Zaev.
Zgjedhjen e Talat Xhaferrit në krye të parlamentit, Zoran Zaev e cilësoi si të ligjshme. Me këtë sulm në parlamentin maqedonas, përkrahësit e kreut të deritanishëm të qeverisë, Nikola Gruevski kërkonin të pengonin krijimin e një qeverie me opozitarët social-demokratë në krye.