Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka siguruar 10 nënshkrimet e BDI-së, 5 të koalicionit Rilindje me Besë, si dhe 3 të koalicionit Aleanca për Shqiptarët, përveç 49 mandateve që fitoi në zgjedhjet e fundit. Kështu ai pret vetëm që presidenti Ivanov t’i dorëzojë mandatin qeverisës.
“Tetova Sot” shkruan se sipas burimeve nga Lidhja Social Demokrate, Ivanov pritet që mandatin qeverisës të ia dorëzojë Zaevit gjatë ditës në vazhdim.
Ndërkohë Zaev deklaroi përpara mediave se qytetarët duhet të ndihen të sigurtë për shkak të ndryshimit të qeverisë.
“Në dorë mbajë 67 nënshkrime që garantojnë qeveri të re të Maqedonisë. Sot pres që kryetari Ivanov të më jep mandatin që të fillojmë me krijimin e qeverisë. Ju bëj apel qytetarëve që të jenë të sigurtë se pason ndryshim i qetë dhe i shpejtë i qeverisjes.” u shpreh Zaev.
Në këto moment ai ndodhet në zyrën e presidentit Gjorgji Ivanov dhe pret për të marrë mandatin. (D.D/Shuplaka)