17:30 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zaevin e lëshojnë nervat: Nuk lejoj që disa kriminelë dhe një pederast të rrëzojnë Qeverinë

09:54 | 14/08/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zaevin e lëshojnë nervat: Nuk lejoj që disa kriminelë dhe një pederast të rrëzojnë Qeverinë

Kryeministri i Maqedonise së Veriut Zoran Zaev për herë të parë ka folur për rastin “Reket”, duke i dërguar porosi personave të përfshirë.

Ai theksoi se nuk do të lejojë që dikush ta përfshijë atë, aq më pak, siç tha, disa kriminelë, një gazetar kapriçioz dhe një pederast ta rrëzojnë Qeverinë.

Ai beson në proces transparent ndërsa hedh poshtë çdo lloj spekulimi se ai është i përzier në rastin “Zhvatja” ku të dyshuar janë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Mileski i njohur si Zoki Kiçeec. Zaev këto komente i bëri me rastin e 18 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Spekulimet që shkojnë deri aty, duke u përpjekur dikush të më involvojë mua, edhe një herë e përsëris. Unë jam Zoran Zaev, erdha në pushtet fal votës së qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, shtet të së drejtës, shtet normal. Unë jam luftëtar dhe do të vazhdo të luftoj për këtë deri në fund. Gjithsesi, nuk do të lejoj që disa kriminele, një gazetar kapriçioz, dhe të më fal komuniteti LGBT, një pederast, ta rrëzojnë këtë Qeveri nga pushteti. Do të luftojmë deri në fund, ndërsa secili do të mbajë përgjegjësi”, tha Zaev.

Ai i bëri thirrje Prokurorisë që t’i publikojë të gjitha dëshmitë që i posedon, madje edhe për vete dhe Katica Janevën, nëse ka, duke thënë se çdokush do të mbajë përgjegjësi.

Pendohet dhe kërkon falje

Pas reagimeve të ashpra të publikut, kryeministri Zoran Zaev  i kërkoi falje komunitetit LGBT dhe tha se ai përdori fjalën “pederast” si karakter për person.

“Komuniteti LGBT ka respektin tim të madh. Kështu që, para se të përdorja fjalën “pedereast” kërkova falje. Unë e përdora atë fjalë për të përshkruar një karakter, jo një përkatësi seksuale. Falje për njerëzit LGBT. Unë do të luftoj për të drejtat e tyre, si më parë”, ka shkruar Zaev në Twitter.

Ai më herët kishte thënë se nuk do të lejojë që disa kriminelë, një gazetar suet dhe një pederast ta rrënojë Qeverinë e tij.

 

Pas

Aleatët e Bashës të zhytur me kredi, Dash Shehi i vetmi që…

Para

Ajola Xoxa bën një postim misterioz… për kë ta ketë vallë mesazhin?!

Para
Merr pjesë në koncertin e Carla Brunit, Ajola Xoxa mahnit me pamjen e saj

Ajola Xoxa bën një postim misterioz… për kë ta ketë vallë mesazhin?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg

Anija turistike përmbyset mes stuhisë në Vietnam, të paktën 27 viktima

Masakër në Gaza! Të paktën 90 të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre edhe civilë që prisnin ndihma humanitare

Fëmija 8-vjeçar nga Kosova humbet në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas një ore nga policia

Armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-ja: Siria forcon praninë ushtarake në Suveida

Alarm në Dukat: zjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë!

Gjyqi për vrasjen e Renis Dobrës/Momenti kur Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri dalin nga salla e gjyqit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.