Pas mbrojtjes që i bëri Fatmir Xhafajt, kryeministri Edi Rama është drejtuar drejt piramidës ku është diskutuar ridimensionimi i saj.
Rama gjatë prezantimit të projektit të ri për Piramidën, foli dhe për detaje nga bisedat me kryebashkiakun Veliaj, për të mbërritur deri te materializimi i sotshëm.
“Erioni kërkonte një rrugë për ta kthyer rrugë për pjesën e të rinjve trendy të Tiranës, komunitet minoritar brenda komunitetit të madh të të rinjve të Tiranës, që rrezikonte ta kthente në qendër të ardhur me sforcim në kohë, kurse unë i thosha fëmijët, fëmijët, kjo ishte merita e Zahos më shumë sesa imja dhe e mbaj mend një ditë kur ai më telefonoi i ekzaltuar, ashtu si telefonon gjithmonë, si për një pusetë dhe për një projekt transformues, e me tha:
E gjetëm lal, u zgjidh kjo punë, por e kam mësuar se pas gjetjes gjetja që jetë mbrapa, e faktikisht më foli për projektin që është diçka përtej endrrës time më të bukur dhe unë dua t’i komplimentoj me shumë përulësi ideatorët e kësaj qendre, sepse besoj që është një model që arrin të bëjë bashkë dy gjera që duken shumë të largëta, fëmijët dhe teknologjinë”- tha Rama, duke shtuar se tani ndjen më shumë se “Është koha të forcoj pasuordet për tu mbrojtur nga Zaho”, u shpreh Rama.
(E.K/FAXWEB.AL)