Ajo është një nga vajzat më të bukura të shoëbizit shqiptarë. Zaimina Vasjari është komentuar shumë së fundmi për shkak të pritjes së një vajze, fryt i dashurisë me biznesmenin Klodian Asllani. Çifti janë prej disa vitesh së bashku.
Këngëtarja me anë të një një postimi në Instagram këngëtarja i kushton një dedikim emocionues partnerit dhe për herë të parë flet për ndjesinë e të bërit nënë.
“Të dua Khloe! Dita kur dëgjova për herë të parë rrahjen e zemrës tënde, ishte momenti më i bukur dhe më i mrekullueshëm i jetës sime. Ti je gjëja më e pastër që më ka ndodhur dhe mezi pres të të marr në krahë, të të dua dhe të të mbroj për gjithë jetën time”, shkruan Zaimina në videon e cila fillon me një regjistrim ku dëgjohen të rrahurat e zemrës së bebit dhe më pas momente nga “baby shower”. “Faleminderit Klodian Asllani që më trajton si mbretëreshë, që më bën të ndihem speciale gjatë kësaj periudhe magjike dhe më e rëndësishmja faleminderit që më bëre mama. Ky është muaji i fundit që presim që engjëlli jonë të vijë në jetë.”Faleminderit të gjithëve për urimet. Faleminderit Zot për gjithçka”, shkruan Zaimina.(M.Q/Faxweb)
https://www.instagram.com/p/BdF8cHTgMYf/?hl=en&taken-by=zaimina_vasjari