17:06 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zarfet helmues, Vuçiç: Mund të ketë pasoja katastrofike

16:51 | 14/10/2019
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vuçiç takon Mitsotakis: Mosnjohja e Kosovës, jetike për Serbinë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se është shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, dhe se çdo përpjekje për të “shfuqizuar” Listën Serbe mund të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve. Vuçiç tha se Lista Serbe mori 96 për qind të votave të serbëve të Kosovës në zgjedhje. Ai akuzoi shqiptarët se kishin shpikur “disa tregime për zarfe helmuese me vota nga Serbia”.

“Tashmë ata nuk janë më të sigurt nëse janë helmuar. Ata nuk dinë çfarë të shpikin, por konstatojnë se Lista Serbe duhet të shfuqizohet. Kjo, do të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve sepse serbët nuk do të jenë më në institucione. Dhe kur serbët nuk janë në institucione, ju e dini si do të duhet të mbrojnë lirinë dhe vatrën e tyre”, tha Vuçiç.

Presidenti serb nuk e ka cituar asnjë përfaqësues të autoriteteve të Kosovës kur ka folur për mundësinë e “shfuqizimit” të Listës Serbe. Lista Serbe është partia që ka pasur numrin më të madh të deputetëve serbë në legjislaturën e fundit të Kuvendit të Kosovës, dhe konsiderohet si parti që kontrollohet nga Beogradi zyrtar.

Ndërkohë, ka arritur në 11 numri i personave të cilët janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, pasi siç kanë thënë, kanë pasur reaksione alergjike pas kontaktit me zarfet me vota, të ardhura nga Serbia.

Për shkak të mungesës së rezultateve mjekësore, nuk dihet ende se si erdhi deri te paraqitjet e këtyre simptomave te këta persona.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informatë shtesë lidhur me hetimet që po zhvillon, derisa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se janë duke pritur autoritetet kompetente që të dalin me përfundimet e tyre lidhur me këtë rast, në mënyrë që më pas, KQZ-ja të vazhdojë punën normale./REL

Pas

“Kaluam çaste të gëzueshme,” Presidenti Meta takon ish-kryeministrin Haradinaj

Para

Kim Mehmeti: Gishtin e mesëm na e ngrejnë ata që u duhet futur gishti

Para
“Prodhuam kafshë politike që po ua hoqe grazhin e shtetit shohin vetëm pjella të pavlera”, Kim Mehmeti reagon pas deklaratës së Arben Imamit

Kim Mehmeti: Gishtin e mesëm na e ngrejnë ata që u duhet futur gishti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Një ditë pasi zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, vatra është aktivizuar sërish

Rrëmbehet një aeroplan në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit “paralizohet” për një orë

7-vjeçarja humbi jetën pasi u përplas nga skafi, shpallen të pafajshëm 5 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre

KPA pezullon nga detyra prokuroren Elona Alvora, e rikthen në Shkollën e Magjistraturës

“Injoroni çdo deklaratë të mëparshme”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, kërkon mandatin e deputetit

“Jemi të gatshëm të negociojmë”, Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për paqe

Franca merr masa për borxhin: Taksë për të pasurit dhe heqje e dy festave zyrtare

“BE të shtojë dëbimet”, organizata për emigracionin: Kush nuk merr azil, të ikë!

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy mjete, plagosen 2 pasagjere

Tepelenë/ Kultivuan 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë, vihen në pranga 2 vëllezërit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.