Mediat greke ditën e djeshme publikuan emrat dhe fotografitë e 145 personave të akuzuar si pjestarë të bandës së famkeqe të shqiptarit “Genti”. Sipas policisë greke kjo bandë kontollnte 35% të tregut të drogës në Athinë. Policia greke me urdhër të prokurorisë ka indentifikuar 144 persona, ndërsa i fundit është ai me nofkën “Tiku” që për policiinë është ende i panjohur.
Për misteriozin “Genti” policia dyshon se mund të ndodhet në Shqipëri. Pjestarë të kësaj bande ishin edhe femra dhe një pjesë e mirë e antarëve janë arrestuar nga policia greke në operacioninn e mbajtur në 26 nëntor të koduar “Kimera”, ndërsa personat e tjerë janë shpallur në kërkim. Mediat greke kanë publikuar një pjesë të bisedave që anatrët e bandës bënin me njëri-tjetrin. Mes të akuzuarve janë edhe dy shtetas të njohur për drejtësinë shqiptare, njëri nga Saranda dhe tjetri nga Vlora.
Viktor Vajsari është një antar i bandës, i cili për policinë njihet si vrasës. Madje mediat greke zbardhin një bidesë të tij me “Gentin” ku flitej për blerjen e një arme për një vrasje që do të kryhej, por kjo vrasje u parandalua nga policia.
Viktori: Hë mo vogëlush.
Genti: Cbën?
Viktori: Mirë, ti?
Genti: Ka shoku im një nga ato që bën piu, por ka edhe një nga ato me rreth.
Viktori: Cështë ajo?
Genti: Hekur
Viktori: Nga ato të vjetrat
Genti:Me atë rrethoren që nuk lë gjurmë.
Bisedë tjetër me një person të panjohur për blerejn e armës.
I panjohuri: Unë shkova dhe morra porosinë vëlla.
“Genti”: Shiko, shiko se mos e marr për vete se më duhet.
I panjohuri: Unë të them sot për nesër vëlla, sepse kam njoftuar të gjithë, sepse jam pa lekë, më kupton. “Genti”: Prit të të marr në tel unë, mbase sot, nesër, mbase gjej para o burrë ta marr unë.
I panjohuri: Prandaj je vëlla
Genti: Kjo është e vogël , nuk lë gjurmë
Banda akuzohet edhe për vrasjen e 32 –vjeçarit Rigert Dervishi në lagjen Keratsini, në një atenatat ku objektiv ishte 36-vjecari me iniciale Th.V, të cilit më parë ishte vendosur një bombë me telekomandë.