Teksa është duke u zhvilluar seanca për çështjen Babale, në sallën e gjyqit janë lexuar deklarimet e dhëna nga Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Ai ka deklaruar se e gjithë skema është ngritur për të goditur vëllanë e tij, duke qenë se ka mbajtur poste publike.Xhafaj shton se Veliu i kërkonte vazhdimisht para pasi luante bixhoz.
“Paraditen e datës 4 Maj 2018 tre deputetët e PD kanë bërë një denoncim me të dhëna të rreme për të goditur vëllain tim. Dua të sqaroj që është e vërtetë që unë përdor nr me …472. Aty më telefonojnë të gjithë, ata që më duan dhe të kundërtën.
Në biseden e publikuar dyshoj se është Robert Veliu. Ai disa herë më kërkonte para se luante bixhoz. Unë nuk e kam takuar atë njeri. Sa herë më merrte për lekë e kam refuzuar dhe në fund i kam bërë bllok. Nuk është i vërtetë fakti që unë të kem lënë takim me të.
Në lidhje me bisedën e pretenduar në lokalin tim, aty jam unë. Ajo nuk është e folura ime, për më tepër që unë kam probleme në shqiptimin e fisa shkronjave. Është tërësisht e manipuluar. Nuk njoh askënd me emrin Ermal, vec një kushëririt tim. Po ashtu, nuk njoh asnjë person me nofkën Toto Qorri”, është shprehur Xhafaj.
Discussion about this post