Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zbuluar detaje nga pròtesta që do të mbahet ditën e sotme në orën 16:30 në bulevard pranë pedonales. Në letrën drejtuar ambasadorit të BE, Luigi Soreca thonë se kanë njoftuar Pòlicinë lidhur me pròtestën e sotme e cila është e fokusuar në nevojën për zbardhje të plotë të mënyrës se si Teatri Kombëtar u shèmb, se si Pòlicia sùlmoi mbrojtësit e Teatrit dhe nëse shembja me fadroma nisi që gjatë kohës kur ende shumë njerëz ishin brenda në ndërtesë.
“Ne kemi shumë aktivistë që e dëshmuan këtë dje. Kërkojmë hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krím kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore. Ne kemi kërkuar nga Europa Nostra që të na mbështesë në këtë drejtim.
Sùlmi ndodhi në një kohë kur dy dosje të lidhura me çështjen e Teatrit Kombëtar (ligji special dhe VKM) janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Gjithë aktet normative të lidhura me institucionet shtetërore vendosin dhe procedojnë në raste të tilla kur çështje ligjore janë të hapura në një gjykatë, janë shkelur. Rregullat e lidhura me pandeminë janë shkelur: pòlicët nuk mbanin veshur doreza dhe maska dhe rrezikuan mbrojtësit e Teatrit duke i detyruar të qëndrojnë të grumbulluar te sheshi i Teatrit për të mbrojtur ndërtesën dhe duke i prekur ata.
I kemi kërkuar Presidentit të Republikës të monitorojë pròtestën e sotme dhe kërkojmë që përfaqësues të zyrës suaj të Delegacionit të BE-së të jenë të pranishëm në pròtestë për të monituar zhvillimin e saj”, thuhet në letër.(A.M/Faxweb.al)