Kryeministri i vendit Edi Rama është takuar me presidentin Ilir Meta, raporton ‘Fax Neës’. Takimi është bërë në ambientet e Peresidencës.
Burime të ‘Fax News’ raportojnë se në qendër të bisedimeve gjatë takimit kanë qenë dy temat e rëndësishme: Negociatat për kufirin detar me Greqinë.Takimi ka nisur në orën 18:00 dhe ka zgjatur 30 minuta.
Në lidhje me negociatat ka folur dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias nga Rusia, ka folur për Shqipërinë gjatë një ligjërate që ka mbajtur në Universitetin MGIMO të Moskës.
“Me politikë aktive po zgjidhim me Shqipërinë probleme dekadash.Besoj se shumë shpejt përfundojmë negociatat me Shqipërinë.
Kotzias ka thënë gjithashtu se paketa prej dhjetë çështjesh përfshin edhe përcaktimin e kufijve dhe të zonave detare”, ka thënë ai. (B.H/Faxweb)