Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 28 vjeçares shqiptare Anxehlina Petro nga babi i saj në Korfuz.
Mediat greke bëjnë të ditur se trupi i vajzës i varrosur në oborr me fraktura të shumta. 28 vjecarja kishte kërkuar mbrojtje nga policia pasi dhunohej nga i ati.
Po ashtu i riu nga Afganistani që ishte i dashuri i 28-vjeçares, njoftoi i pasi autoritetet për zhdukjen e sajI dashuri i vajzës.
“Babi i saj ishte i aftë për gjithcka, i ati e rrihte vazhdimisht, abuzonte me të.”- ka deklaruar ai.
Në një intervistë për mediat greke mjekja ligjore Hrisavgji Kushi ka thënë se vajza është goditur 7 herë me një shufër hekuri dhe i kishte duart lart si për tu mbrojtur.
Mjekja ligjore deklaroi se “28-vjeçarja është goditur të paktën 7 herë në kokë me shufrën e hekurit. Nga këto goditje vihet re tension, urrejtje. Duket se viktima ka ngritur duart për të mbrojtur fytyrën, vazhdonte ta qëllonte dhe në duar. Pastaj ky prind pastroi shtëpinë nga gjaku, fshehu sendet personale dhe e varrosi në kopsht. Si mundet një prind të jetë kaq gjakftohtë para një akti të tillë? Kjo vrasje më ka lënë pa fjalë, nuk ishte thjesht një incident, ishte shumë e egër, shumë brutale”.
Ndërkohë, avokati i Aleka Petros, Vasilis Nulezas ka deklaruar për median greke se “Media përshkruan gabim tiparet e vrasësit”.
(M.Q/Faxweb.al)