Seanca e sotme gjyqësore për Emiliano Shullazin, Gilmando Danin dhe të arrestuar të tjerë dështoi, duke mos u realizuar as marrja në pyetje e dëshmitarit Ylvi Beqja.
“Shuplaka” ka mësuar detajet se çfarë ka ndodhur në seancën e sotme gjyqësore, ku avokatët kanë kërkuar pëjashtimin e trupit gjykues. Sipas burimeve, shkak për këtë është bërë ndërrimi i shpeshtë i sallës së gjyqit.
Çfarë ndodhi në seancë?
Seanca gjyqësore filloi në orën 12:00. Avokati mbrojtës i Emiliano Shullazit, Vladimir Meci, avokati mbrojtës i Gilmando Danit, Alban Qafa dhe avokatët e personave të tjerë të arrestuar, bënë një kërkesë paraprake që në fillim të seancës, që seanca të zhvillohej në një sallë me kafaz hekuri. Kjo në mënyrë që ata të komunikonin lirisht dhe në mënyrë konfidenciale me të mbrojturit prej tyre.
Të arrestuarit E.shullazi G.Dani B. Shuazi E.Qyqa dhe E Zela, bënë kërkesë që të ballafaqoheshin me biznesmenin Y.Beqja, i cili ishte thirrur si dëshmitar për ngjarjen.
Por organi i akuzës kërkoi zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura, kjo për të pyetur Ylvi Beqjan në kushte normale.
Gjykata u tërhoq për vendim dhe pas 1 ore vendosi zhvillimin e seancës në kafaz me hekura dhe pyetjen e dëshmitarëve në kushte normale, duke mos e mbajtur të fshehur nga të arrestuarit dhe avokatët e tyre.
Kështu u ndërrua salla duke shkuar në atë me kafaz hekuri.
Pasi kaluan 60 minuta, trupa gjyqësore u fut në sallë, por menjëherë deklaroi se seanca nuk mund të bëhej në sallën me kafaz hekuri me numër 3, pasi mbështetur në një letër të policisë së shtetit, policia nuk merrte përsipër sigurinë e dëshmitatit në atë sallë.
Kështu avokatët dhe të arrestuarit u kthyen edhe njëherë në sallën nr.1 me kafaz me xham dhe ku Ylvi Beqja duhej të qëndronte i fshehur pas trupave të policisë, pa u parë nga asnjë. Në këto momente avokatët mbrojtës kundërshtuan këtë sjellje të gjykatës.
Kjo sepse sipas tyre, kërkesa për sigurim prove është bërë jashtë afateve proceduriale të parashikuar në nenin 323, pika 1 e K.Pr.Penale. Kërkesa për sigurim prove sipas tyre është jashtë afateve të nenit 323 .
Kështu, avokatët dhe personat e arrestuar kërkuan përjashtimin e trupit gjykues. Në galerinë e mëposhtme keni të paraqitura nenet, mbi të cilat avokatët mbështesin kërkesën e tyre. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”963″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]