Zbardhen detajet e koncesionit më të ri në Shqipëri që është hapur sot. Bashkia e Tiranës hap partneritetin e ri Publik-Privat që do kushtojë rreth 15 milion e 477 mijë euro (15.477.857,31 EURO pa TVSH).
Koncesioni 35-vjeçar ka si objekt hartimin, ndërtimin, financimin, operimin, mirëmbajtjen dhe më pas transferimin e Terminalit të Transportit Publik Privat.
Ofertat e kompanive, të cilat mund të jenë edhe ndërkombëtare, do të hapen në 27 shkurt të këtij viti.
”Bashkia e Tiranës fton Operatorët Ekonomikë në një procedurë ndërkombëtare tenderimi për Partneritetin Publik Privat për hartimin e detajuar dhe zbatimin e ndërtimit të një terminali të ri të transportit publik, mirëmbajtjen e tij të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, si dhe menaxhimin e mëvonshëm të terminalit të transportit publik të Tiranës, në përputhje me procedurat dhe kushtet e përcaktuara në këto dokumente tenderi dhe me kushtet e kontratës”, sqaron Bashkia e Tiranës, e cila do ta menaxhojë të gjithë procesin e ofertave nëpërmjet drejtorit Genc Kojdheli.
”Autoriteti Kontraktor do të ofrojë një truall prej 85,000 metra katrorë vendosur përgjatë korridorit kryesor që çon në veri-perëndim, nga qyteti në drejtim të Durrësit, truall i cili do t’i jepet në baza afatgjatë Ofertuesit fitues për të ndërtuar, operuar dhe për të ruajtur terminalin për të mirën e operatorëve dhe udhëtarëve.
Në shkëmbim, të gjitha tarifat e vendqendrimit të autobusëve, të ardhurat e qiradhënies me pakicë, dhe tarifat e parkimit, do të arkëtohen nga Operatori Ekonomik për amortizimin e CAPEX-it të tij fillestar, shpenzimet operative, dhe për mbulimin e shërbimit të borxhit.”, jep detaje për pozicionin e terminalit bashkia më e madhe në vend dhe asaj që do marrë kompania fituese.
Në galerinë më poshtë keni të gjitha detajet teknike që kërkohen për kompaninë apo kompanitë fituese, vendosur nga zyrtarët e bashkisë./ Valmora Gogo-SHUPLAKA
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”559″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]