04:13 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Zbardhen detajet e plota të Prokurorisë për Emiljano Shullazin: Kanosi Mynyr Konen dhe Dhori Kulen

15:00 | 13/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhen detajet e plota të Prokurorisë për Emiljano Shullazin: Kanosi Mynyr Konen dhe Dhori Kulen

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim 5 shtetas, të akuzuar si anëtarë të një grupi të strukturar kriminal, të drejtuar nga Emiljano Shullazi.

Të pandehurit Emiljani Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra penale, të kryera në periudhën 2014-2016, dhe, më konkretisht për:

  1. “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku
  2. Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule
  3. “Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku
  4. “Grup i strukturuar kriminal”
  5. “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”

Të akuzuarit janë hetuar të gjithë nën masën e sigurisë “arrest me burg”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, të akuzuarit akuzohen për disa episode të ndryshme:

  1. Nga hetimet rezulton se në periudhën 2014-2016, të akuzuarit si grup kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja, dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare.
  2. Në Janar 2016, të akuzuarit si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Adriatik Kërçuku, i cili ishte pronar i një biznesi mjetesh lundrimi në Lushnje. Dy muaj pas kërcënimeve ndaj këtij shtetasi, konkretisht në Mars 2016, pjesëtarët e grupit, akuzohen se kanë vendosur dhe shpërthyer lëndë plasëse tritol në ambjentet e biznesit të të dëmtuarit Adriatik Kërçuku.   
  3. Në Shkurt 2016, të akuzuarit si grup kriminal kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Jani Zaka, i cili posedonte pronë në Tiranë. Të pandehurit akuzohen se i kanë vendosur lëndë shpërthyese tritol një garazhdi në pronësi të Jani Zaka, në shenjë kërcënimi për qëllime përfitimi të paligjshëm
  4. Në Prill 2016, të pandehurit akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasit Dhori Kule dhe Mynyr Kone, pedagogë dhe drejtues në Universitetin e Tiranës, me qëllim që profesor Kone të largohej nga gara për Rektor në këtë universitet.

Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet për veprat penale të mësipërme dhe kërkoi gjykimin e çështjes penale pranë Gjykatës për Krime të Rënda. (M.D/ Shuplaka)

 
[appshare]

Etiketa: Emiljano Shullaziprokuroria
Pas

Protestojnë kundër impiantit të mbetjeve, Policia e Fierit arreston 5 nga banorët (EMRAT)

Para

Aksion pastrimi në Qafë Prush, gjenden 12 mina kundër tanke dhe një predhë 82 mm

Para
Aksion pastrimi në Qafë Prush, gjenden 12 mina kundër tanke dhe një predhë 82 mm

Aksion pastrimi në Qafë Prush, gjenden 12 mina kundër tanke dhe një predhë 82 mm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.