Ka përfunduar takimi mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe eurodeputetit Knut Fleckestein. Ka qenë vetë Meta, ai që përmes një postimi në Facebook shkruan se vetëm reformat e vërteta me bazë ligjin do ta çojnë drejt BE-së vendin tonë, teksa nuk zbulon të tjera detaje nga takimi mes tyre.
“Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.
Mendohet se një nga temat e diskutimet gjatë takimit të tyre të ketë qenë edhe mosdekretimi i Sandër Lleshaj në krye të Ministrisë së Brendshme. Paraditën e sotme, raportuesi i BE për Shqipërinë, Knut Fleckenstein në një konferencë për mediat, tha se ka informacione se Lleshi gëzon një reputacion mjaft të mirë dhe se plotëson të gjitha kushtet për të qenë në krye të Ministrisë, po Fleckenstein tha më tej se ndoshta Meta ka informacione që ai nuk i di.
“Ju i dini gjërat edhe më mirë se unë se jeni këtu. Unë besoj që nesër do të shkoj nesër në shtëpinë time në Gjermani dhe unë nuk jam gjyqtar, duhet të lejohet që prokuroria të bëjë detyrën e saj. Në Gjermani për Lleshin ka informacione pozitive, u shpreh Fleckenstein.
(J.D/Faxweb.al)