Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi makabër i ndodhur të enjten në fshtatin Mborje të Korçës, ku u masakrua me thikë Flamur Duçi. Deri tani dyshohet që autor i krimit të jetë kushëriri i tij 18-vjeçar, Devis Hoti, i cili ditën e sotme u la nën masën e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Korçës.
Burime për “Faxweb.al” bënë me dije se Duçi është goditur 8 herë me thikë në zemër dhe në fytyrë, ndërsa kishte edhe djegie të shumta në trup. Po ashtu, është zbuluar një detaj që nxjerr zbuluar Devis Hotin, i cili para trupës gjykuese sot deklaroi se është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë lidhje me krimin.
Ai është lejuar të flasë në paraburgim me xhaxhanë e tij dhe përgjimi ambiental e ka nxjerrë zbuluar. Burimet thonë se 18-vjeçari ka dhënë deklarata kontradiktore në gjyq.
Sipas burimeve, Hoti ka gërvishtje të shumta në fytyrë, duar dhe këmbë, çka shtojnë dyshimet se është ai autori i vrasjes dhe se gjatë ngjarjes mund të ketë patur edhe përleshje me viktimën.
(M. I./ Faxweb.al)