Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërkohë që janë zbardhur edhe emrat e kandidatëve që do të kualifikohen për Gjykatën e Lartë.
Nga lista me 22 kandidatë, 13 nuk janë kualifikuar, njëri është tërhequr, dhe vetëm tetë kanë mundur që të fitojnë garën.
Janë kualifikuar: Theodhori Sollaku, Sokol Sadushaj, Kestrin Katro, Ervin Pupe, Jetmira Rragami, Rezarta Melo, Ardita Arsula dhe Ilir Panda.
Relatori Dritan Hallunaj po paraqet para KLGJ-së parashtrimet e Sergjio Mazrekut, që nuk ka gradë shkencore.
Hallunaj: I takon KLGJ të vendos nëse duhet vijuar të jetë në garë Mazreku, ose jo.
Propozohet që Mazreku, për shkak të mungesës së gradës shkencore, përjashtim nga kandidimi. Vendim: KLGJ përjashton Sergjio Mazrekun nga kandidimi për në Gjykatën e Lartë.