14:10 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

ZBARDHEN EMRAT/ Kush janë 18 doganierët e arrestuar në Durrës dhe ‘Qafë-Thanë’, ngjarjet që i çuan në pranga

08:49 | 17/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
ZBARDHEN EMRAT/ Kush janë 18 doganierët e arrestuar në Durrës dhe ‘Qafë-Thanë’, ngjarjet që i çuan në pranga

Prej mesnatës së djeshme është bërë publik lajmi se në portin e Durrësit ka pasur një seri arrestimesh në rradhët e punonjësve të portit. Mes tyre është arrestuar edhe Shefi i Stacionit të Policisë së Portit Julian Doraci.

Nga ana tjetër arrestime ka pasur edhe në doganën e Qafë-Thanës po dhe në doganën e Vorës në Tiranë. në total janë 18 persona të arrestuar.

Ka pasur dy raste të trafikut të drogës drejt Italisë që mendohet se doganierët kanë favorizuar trafikun.

Ky hetim përfshin dy episode:

Rasti i parë, i ndodhur në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë-Thanës.

Rasti i dytë ka ndodhur në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis në bord.

Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave të deritanishme hetimore, Prokuroria vlerëson se, bazuar në veprimet e punonjësve të policisë kufitare, të doganës dhe të agjentëve doganor, Qafë Thanë, si edhe atyre të Portit Durrës, Doganës Durrës dhe Doganës Tiranë, ekziston një formë e organizuar bashkëpunimi mes tyre për të realizuar kalimin e automjeteve kamion të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.

Të dyshuarit e këtij hetimi janë të përfshirë në njërin ose në të dy episodet, të cilat janë pjesë e të njëjtit procedim penal. Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore për këtë rast, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit:

  1. Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
  2. Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
  3. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
  4. Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
  5. Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
  6. Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
  7. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
  8. Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
  9. Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
  10. Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
  11. Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
  12. Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
  13. Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
  14. Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
  15. Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
  16. Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
  17. Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
  18. Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
Etiketa: doganieredrogedurreszbardhen emrat
Pas

Kim Kardashian me një portret familjar për Pashkët, shihni sa janë rritur vogëlushët (FOTO)

Para

Kush është Shefi i Policisë në Portin e Durrësit që ra nën pranga, disa poste që ka mbajtur

Para
Kush është Shefi i Policisë në Portin e Durrësit që ra nën pranga, disa poste që ka mbajtur

Kush është Shefi i Policisë në Portin e Durrësit që ra nën pranga, disa poste që ka mbajtur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti iranian: Duhet t’i japim një përgjigje të vendosur agresionit

Fund tragjik për të miturit që u nxorën nga lumi! Shqiptari dhe greku nuk ia dolën dot! Prindërit dhurojnë organet

Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në qarkun e Korçës

Vijon shkëmbimi i zjarrit në Lindjen e Mesme, Izraeli rinis sulmet ndaj objekteve ushtarake të Iranit

Emri/ Në kërkim ndërkombëtar për ‘vjedhje me dhunë’, arrestohet 37-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

A do të dalin partitë opozitare me një kandidat të përbashkët jopolitik në zgjedhjet për Bashkinë Tiranë? Ja si përgjigjet Berisha

Mali i Zi “përplaset” me Serbinë për Kosovën: Mbështetja jonë nuk ndryshon!

KAS pranon kërkesën e PD-së, do hapen kutitë e votimit të Gramshit dhe Peqinit

Reagon Luciano Boci: Rasti Beneti vulos zhvirgjërimin politik të SPAK-ut dhe kapjen e drejtësisë nga politika

Berisha: Altin Troplini, ushtar i botës së krimit – Mbajti në xhep për javë të tëra urdhër-arrestin ndërkombëtar për krerët e një karteli

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.