10:09 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Zbardhen porositë e Bashës para grupit dhe kryesisë së PD

21:04 | 26/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhen porositë e Bashës para grupit dhe kryesisë së PD

Disa orë pasi kryeministri Rama deklaroi hapur se zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohen me apo pa Partinë Demokratike dhe kur Ambasada e SHBA-ve, deklaroi për TCH se administrata e Trump nuk e mbështet bojkotin e parlamentit nga opozita, mesa duket Lulzim Basha nuk lëviz nga pozicioni i tij për qeveri teknike.

Kryedemokrati Basha mblodhi sot rreth orës 19:30 në selinë e partisë së tij grupin parlamentar dhe kryesinë e partisë, të cilëve iu komunikoi strategjinë e re, për të vijuar rezistencën në çadër deri në qeveri teknike.

“Qëndresa e opozitës do vazhdojë deri në qeveri teknike”,- mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje.

Basha iu kërkoi deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë që të jenë në bazë tek strukturat, një angazhim tjetër ky, përveç qëndresës në çadër.

Ndër të tjera, kreu i forcës më të madhe opozitare ka folur edhe për mbështetjen që ka marrë në SHBA në të mirë të kauzës së tyre. “Ka qenë një nga vizitat më të suksesshme që kam pasur në SHBA përfshirë dhe kohën kur isha ministër i Jashtëm”,- mësohet të ketë thënë ai.

Kryedemokrati ka hedhur poshtë çdo aludim për marrëveshje me shumicën për zgjedhjen e presidentit. “Asgjë nuk është e vërtetë. PD-ja është e vendosur në qëndrimin e saj”,- ka shtuar ai.

Në mbledhje mësohet të ketë folur vetëm Basha, ndonëse i pranishëm ka qënë edhe Sali Berisha.

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i PD Lulzim Basha në sheshin e lirisë ka përcjellë mesazhet e Uashingtonit.

Tre mesazhet që Basha solli nga Amerika janë: Përgëzimi, falenderimi dhe mbështetja.

“Mesazhi i parë është mesazhi i përgëzimit për qytetarët shqiptarë për këtë qëndresë të jashtëzakonshme, për këtë zgjim, për këtë kauzë të madhe që ndan kombet në të civilizuara dhe të pacivilizuara, në të lira dhe në të robëruara, në të forta dhe në dobëta, në liridashëse dhe të nëpërkëmbura kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauzën e demokracisë, të lirisë. Përgëzimet vijnë për të gjithë ju që ndodheni në këtë betejë që do të ketë vetëm një përfundim, fitoren e Shqipërisë, fitoren e demokracisë. Mesazhi i dytë, i sinqertë që buron jo nga kalkulimet politike të aleatëve tanë strategjikë, por nga bindja e tyre më e thellë e këtij brezi drejtuesish dhe politikanësh në kongres, senat në shtëpinë e bardhe dhe dhjetra para tyre, mesazhi i dytë pas përgëzimit është falenderimi për ju jo thjesht si njerëz që ngriheni për të drejtën tuaj, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por si një armatë e vërtetë që luftoni këtu në këtë fornt ku ajo është e kërcënuar nga krimi, droga dhe paratë e pista që nesër mund të financojnë terrorizmin dhe nga nomenklatura e ish-komuniztëve antiamerikanë dhe Stalinist të tiranës. Falenderime për ju sepse beteja për lirinë zhvillohet kudo ku ajo ku është e kërcënuar dhe këtu kjo betejë luftohet jo vetëm për lirinë e Shqipërisë, por për lirinë e cdo kombi  të nëpërkëmbur. Mesazhi i tretë është mesazhi i mbështetjes totale të miqve tanë, mbështetjes politike, parimore dhe morale dhe mbështetjes së gjithëanshme të PDSH nga ekipi fitues i presidentit Trump, jo vetëm për këtë betjë por edhe për zgjedhjet e tjera që do të vijnë me një qeveri teknike. PD dhe opozita shqiptare do të kenë ekspertizën dhe ndihmën e ekipit fitues të zgjedhjeve në SHBA.” tha Basha nga protesta e të djathtëve në shesh.

(M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: lulzim basha
Pas

Shpërthen poetja vlonjate: Rama e përdori përkujtimoren e Otrantos për fushatë

Para

Agron Duka: Nuk hyjmë në zgjedhje me këtë qeveri

Para
Agron Duka: Nuk hyjmë në zgjedhje me këtë qeveri

Agron Duka: Nuk hyjmë në zgjedhje me këtë qeveri

Discussion about this post

 



Të Fundit

I prenotuan të këndonin në një lokal, por në fakt lokacioni ishte tokë e zbrazët! Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan

Shtetet e Bashkuara duan të revokojnë vizat për studentët kinezë, rregulla më të ashpra për ata të lidhur me Partinë Komuniste. Revoltohet Pekini: Diskriminim!

Deri në 2500 euro për një pistoletë/ Zbardhen detaje nga operacioni “Puzzle”, si trafikoheshin armët nga Kosova në Shqipëri

“Votat e mia i kaluan një kandidati tjetër”/ Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale në qarkun Tiranë

Aksident në Divjakë/ 18- vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari. Pamje nga vendngjarja

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 10 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Vajza palestineze që humbi këmbën në sulmin izraelit pret të ketë një këmbë protetike

Ushtria izraelite urdhëron dëbimin e palestinezëve nga veriu i Rripit të Gazës

Hyn në fuqi nga 1 korriku/ Franca ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike ku ka fëmijë

Lufta në Ukrainë, SHBA: Nëse Rusia merr vendimin e gabuar, do t’i braktisim bisedimet për paqe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.