01:35 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zbardhen shkaqet pse Universiteti i Tiranës ka dalë keq në vlerësimin e britanikëve

12:57 | 22/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbardhen shkaqet pse Universiteti i Tiranës ka dalë keq në vlerësimin e britanikëve

Kanë dalë arsyet pse Universiteti i Tiranës mori një vlerësim të ulët dhe u akreditua vetëm për një vit,  ndërkohë universitet në qarqe të tjera të vendin morën akreditim deri në 5 vitet e ardhshme. 

Programet mësimore të vjetra, procesi i vleresimit, mungesa e  teksteve shkollore dhe materialeve online, mungesa e infrastruktura mësimore, janë disa prej problemeve kyçe pse UT u vlerësua kaq pak nga britanikët. 

Sipas burimeve të “Shuplaka-s” Universitetin e Tiranës e  kanë kontrolluar pjestarët e stafit britanikë, kurse në universitet në qarqe të tjera të vendit përveç britanikëv ka pasur edhe staf shqiptar.

“1. Programet mesimore jane te vjetra, te kaluara ne kohe, permban dublikime.
2. Procesi i vleresimit dhe notave qe iu vihen studenteve ne universitet nuk eshte i vlefshem, i sakte dhe i ndershem.
3. Mungese te teksteve shkollore dhe materialeve online.
4. Nuk kryen vleresimin e performances se stafeve akademike duke nenkuptuar stafe akademike jo te pershtatshme per punen qe kryejne.
5. Mungon infrastruktura mesimore duke ulur ne maksimum cilesine e mesimdhenies. ” janë 5 arsyet pse UT-ja u akreditua vetëm për një vit.

Dy dokumentet ekskulzuive janë publikuar nga “Nisma Thurje”  ku shihen fare qartë problemet në universitetin e Tiranës.

PJESË NGA DOKUMENTI

Skuadra e kërkimit ka identifikuar këto dobësi:

-Mungesa e një qëndrimi të qartë për misionin e Universitetit dhe objektivat e miratuara në statutin e vitit 2009-të dhe vonesa për të zhvilluar një statut të korrigjuar për të çuar më lart vlerësimet e vitit 2015-të në ligjin për edukimin.

-Mungesa e një strategjie aktuale dhe të kompletuar.

-Një raport vjetor nuk iu parashtrua ministrisë në vitin 2016-të

-Mungesa e  një niveli institucional për kërkimin e tregut për të përforcuar misionin dhe qëllimin e  misionit.

-Mungesa e provave për një trajtim të kuptueshëm, të dokumentuar dhe në përputhje me vlerësimet periodike të aftësive dhe performancës së stafit .

-Website me përmbajtje, format dhe stil të parregullt, është në zhvillim e sipër në seksionet kyçe dhe në mbështetjen e saj në shqip.

-Presion i vazhdueshëm në mjedisin dhe infrastrukturën për performancën akademike dhe shkencore

-Baza e të dhënave të programeve të studimit është e vjetëruar, përmban duplikime dhe ka mungesë të një dokumentacioni të ligjshëm.

-Lëvizshmëri  e ulët e studentëve në krahasim me programet europiane

-Mungesa e provave të qarta dhe të dokumentuara për një sistem të moderuar që do të siguronte palët e interesuara, se proceset e vlerësuara janë të vlefshme dhe sakta dhe të drejta.

-Mungesa e një politike formale për plagjiaturën, dhe të tjera sjellje të këqija akademike.

-Mungesa e një politike të dokumentuar dhe të qartë të Universitetit për cilësine e vlerësimit të programeve të studimit

-Mungesa e një strategjie formale të kërkimit, për të udhëhequr drejt prioriteteve

-Pajisje dhe akses i pamaftueshëm në tekste dhe materialet online

-Mungesa e një politike të qartë për trajtimin parandalues dhe kurues në përmirësimin e shëndetit të studentëve

-Të dhëna statistikore për punësimin e të diplomuarve nuk janë mbajtur askund.

(J.V/Shuplaka)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2824″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

Pas

Debati në kryesinë e PD-së, çfarë tha kryetari Basha kur Gjana dhe Mezini gati sa nuk u rrahën

Para

Nuk është Kombëtare, ZBULOHET skuadra e re që De Biazi sapo i ka thënë “po”

Para
Nuk është Kombëtare, ZBULOHET skuadra e re që De Biazi sapo i ka thënë “po”

Nuk është Kombëtare, ZBULOHET skuadra e re që De Biazi sapo i ka thënë "po"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.